COVID-19 nuk ka ndaluar të riun Lezhjan, Xhilberto Gega të shfaqë në skenë monokomedinë "Zoti Snuk", një shfaqje me mesazhe jete dhe dashurie për publikun, të cilët për pak çaste “harruan” kohën e vështirë që po jetojmë
Pandemia COVID-19, nuk e pengoi këtë të ri në Lezhë të prezantonte shfaqjen e punuar prej një viti.
I apasionuar pas aktrimit Xhilberto Gega, solli për publikun Lezhjan monokomedinë "Zoti Snuk" me regji të Alket Bushit.
I riu arriti të mbajë të mbërthyer publikun për dy netë, të cilët nën masa anticovid mbushën pallatin e kultures. Aktori shprehet se monokomedia për jetën dhe dashurinë do të përçojë mesazh direkt te publiku.
"Sot dhamë premjerën për monokomedine"Zoti Snuk" nje monokomedi që u prit më mirë nga seç e parashikonim prej pandemisë u dha premierë në pallatin e kulturës me gjithë masat mbrojtëse për COVIDIN, me gjitha distancat një monokomedi që besoj se do ta bëjë publikun të refklektojë sepse flitët për jetën,flitet për dashurinë, flitet për gjithë që ne bëhemi mohimtarë, bëhemi "Snuk",mohojmë ekstazën e jetës dhe besoj që publiku do ta marrë mesazhin drejtpërdrejt nga kjo monokomedi", shprehet aktori Xhilberto Gega
Përgjegjësi i Pallatit të Kulturës në Lezhë thotë se kjo veprimtari i përmbushi pritshmëritë.
"Me të vërtetë një trupë amatore por që realizoi të githa pritshmërite tona artistike dhe profesionale dhe gjithcka po bëhet në mënyrë më sfiduese të kushteve dhe të pandemisë por dhe kushteve atmosferike", shprehet Mark Gjoka
Shfaqje të tilla synojnë pasurimin e jetës kulturore në qytetin e Lezhës,e cila falë artisteve të rinj ka nisur të gjallerohet në vitet e fundit