COVID-19 nuk shtyn tenderat për rindërtimin, APP: Janë të domosdoshëm

7 Prill 2020, 13:34| Përditesimi: 9 Prill 2020, 13:56

  • Share

Tenderat e rindërtimit nuk do të pezullohen as shtyhen pavarësisht se Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar se do të shtyheshin të gjithë tenderat që nuk kishin lidhje me nevojat për shkak të situatës së COVID-19. Njoftimi është bërë i ditur nga ana e APP-së e cila në një sqarim thotë se “duke pasur në konsideratë domosdoshmërinë e nevojave të krijuara nga tërmeti, procesi i prokurimit vijon edhe për procedurat që zhvillohen në kuadër të procesit të rindërtimit, sipas parashikimeve të Aktit Normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”.

Deri më tani janë në proces tenderat për ndërtimin e 3400 banesave individuale, me njësi zbatuese FSZH dhe Bashkinë e Tiranës. Ndërsa tenderi i hapur për ndërtimin e shkollave dështoi pasi nuk pati ofertues dhe ende nuk është rihapur.

Nga ana tjetër të gjithë tenderat që nuk janë të lidhur me emergjencën e krijuar nga pandemia globale do të shtyhen për një moment të dytë, dhe ju është lënë mundësia autoriteteve kontraktore të vijojnë procesin e prokurimit për mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia COVID 19, duke përfshirë objektet e prokurimit të lidhura me ofrimin e shërbimeve për komunitetin.

Ndërkohë aktualisht në kuadër të këtij vendimi janë shtyrë dy tendera madhor të Ministrisë së Infrastrukturës, tenderi ndërkombëtarë për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe tenderi për ndërtimin e parkut Fotovoltaik në Karavasta.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?