COVID-19 në Evropë, Britania gati planin dimëror, përkeqësohet situata në spitalet greke

24 Nëntor 2020, 10:08| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 14:03

  • Share

Në një kohë kur Evropa po përballet me një rritje të madhe të infeksioneve me Covid-19, testimi dhe vaksina, janë këto mjetet që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po përdor për ta mposhtur atë.

Lajmi se AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it kanë një vaksinë  deri në 90% efektive kundër COVID-19, shton shpresat, por kryeministri britanik thekson se kjo nuk do të thotë se Britania e Madhe është jashtë rrezikut dhe prezantoi  “Planin e tij Dimëror COVID” me masa rajonale me tre nivele.

 “Dhe ata muaj do të jenë të vështirë, do të jenë të ftohtë. Përfshijmë janarin dhe shkurtin, kur Shërbimi Kombëtar Shëndetësor është nën presionin e tij më të madh. Kjo është arsyeja pse kur të dalim nga bllokimi javën e ardhshme, ne nuk duhet të hedhim poshtë fitoren që kemi arritur të gjithë,” – u shpreh Johnson.

Italia tani është bërë shteti i gjashtë në botë që kalon nivelin e 50,000 viktimave, i dyti në Evropë pas Britanisë. Qeveria ende reziston në kthimin e një izolimi të plotë dhe vazhdon me kufizimet rajonale dhe ndalim të lëvizjeve gjatë natës. Ndërkohë që zyrtarët vendas theksojnë se masat kufizuese kanë filluar të japin rezultate pozitive. Në të njëjtën mënyrë është shprehur edhe Kryeministri Irlandez, i cili ka theksuar se pavarësisht sakrificave të shumta të vendit të tij dhe njerëzve, ato po japin rezultatin e pritur, pasi vendi ishullor me masat e nivelit të 5 ka arritur të marrë në kontroll përhapjen e pandemisë. 

Ndërkohë që edhe në Greqi, veçanarishtë në Selanik po përballen me një situatë të vështirë sidomos në kujdesin shëndetësor. Zyrtarët thonë se ata janë duke u përgatitur për më të keqen ku vetëm 4% të shtretërve kanë mbetur të lirë në njësitë e kujdesit intensiv.

Me afrimin e festave të fundvitit, OBSH është e shqetësuar se festimet e Krishtlindjes mund të shkaktojnë një rritje të infeksioneve, prandaj ata bëjnë thirrje që për këtë vit takimet dhe festimet me të dashurit t'i kalojnë online.

 “Për fat të mirë, shumë njerëz në të gjithë botën kanë mundësi të lidhen virtualisht, dhe unë mendoj se kjo mund të jetë mënyra me të cilën duhet të veprojnë shumë zona, por unë dua të them se edhe nëse nuk mund të festoni së bashku këtë vit, mund të gjesh mënyra të tjera për të festuar kur gjithçka të ketë mbaruar,” – tha Maria Van Kerkhove, kryetarja teknike e OBSH-së.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?