Koronavirus/ Thyen masat, 130 shoferë të ndëshkuar nga policia me pezullim të lejes së drejtimit për 3 vite dhe bllokim mjeti

15 Prill 2020, 00:15| Përditesimi: 15 Prill 2020, 02:57

  • Share

130 shoferë janë ndëshkuar me pezullim leje drejtimi për 3 vite dhe bllokim mjeti  gjatë ditës së sotme. Burime nga Policia për Report Tv bëjnë me dije se Tirana vijon të qëndrojë më problematikja me heqjen e lejes së drejtimit për 61 drejtues mjetesh, 61 mjete të bllokuara në banesë dhe heqjen e lejes së qarkullimit për 61 mjete.

Ndërkaq, sipas të dhënave përgjatë gjithë ditës së sotme deri në orën 22:00 është hequr leja e drejtimit për 7 drejtues mjeti në Durrës, 5 në Berat, 4 në Elbasan, 19 në Fier, 3 në Korçë, 1 në Gjirokastër, 17 për drejtues mjeti në Lezhë, 3 në Kavajë, 2 në Vlorë, 3 në Sarandë dhe 4 në Dibër.

Po ashtu, janë bllokuar 3 automjete në Sarandë, 2 në Vlorë, 9 në Fier, 3 në Korçë, një mjet në Berat e një në Kukës.

Policia ka dhënë masën administrative “ndalim qarkullimi” për 4 mjete në Berat, 4 në Dibër, 7 në Durrës, 4 në Elbasan, 10 në Fier, një në Gjirokastër, 17 në Lezhë dhe 3 në Kavajë. Ndërkohë, iu është bllokuar mjeti në banesë 4 drejtuesve në Berat, 4 në Dibër, 7 në Durrës, 4 në Elbasan, 10 në Fier, 1 në Gjirokastër, 17 në Lezhë dhe 3 në Kavajë.

Pavarësisht situatës nga COVID-19, burime nga policia bëjnë me dije se vijon kërkesa e qytetarëve për autorizime automjetesh ku në një ditë regjistrohen deri në 16 mijë kërkesa.

Komento

Komente

  • Gjeço: 15/04/2020 08:11

    Nuk kuptoj nje gje , mirë Tirana qe ka distanca te medha dhe duhet makina... po Gjirokastra, Dibra, Berati etj qe janë fshatra përse e duane makinen? Me makine nga shtepia te furra e bukes? Yyyyt fshatarë barkmedhenj! Merruni me stervitje punoni token të eleminoni dhjamrat dhe semundjet. Enver duam!

    Përgjigju
    • Budalla brina ska: 15/04/2020 11:30

      po si shkohet tek banka apo per te blere gjerat ne qytet more injorant? Ne qytete gjithcka eshte afer

  • Pali: 15/04/2020 00:31

    Shkodranet jane nengjegjsuar dhe nuk ka g'joba se ka policine mete korruptuar ne Shqiperi,ketu makinat levizin si dite normale jo ne karantine shkurt muhabetit policia nuk kryen detyren,por ka dhe shum gango qe levizin qe polici ska q ju ben kur nuk ka mbrojtje ato lozin teatro me policte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?