Covid-19, OBSH kundër përdorimit të dorezave: Mund të rrisin rrezikun e infeksionit, më mirë dezinfektoni duart

8 Qershor 2020, 17:12| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 17:14

  • Share

OBSH nuk rekomandon përdorimin e dorezave për të frenuar përhapjen e koronavirusit sepse mund të rrisin rrezikun e infeksionit, pasi mund të çojë në vetë-kontaminim ose transmetim tek të tjerët kur prekni sipërfaqet e kontaminuara dhe fytyrën.

Kjo është ajo që specifikon OBSH, duke rekomanduar përdorimin e dezinfektuesve të duarve.

Indikacioni i Organizatës u shfaq në uebfaqen e OBSH-së, në seksionin kushtuar pyetjeve dhe përgjigjeve mbi përdorimin e maskave dhe dorezave.

Sipas OBSH, në vende publike siç janë supermarkete, përveç distancës fizike rekomandohet instalimin e ​​sanitizuesve të duarve në hyrje dhe dalje.

"Përmirësimi i gjërë i praktikave të higjienës së duarve - shkruan agjensia e OKB - mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së Covid-19 ".

Pak ditë më parë OBSH u bëri thirrje qeverive të promovojnë mbajtjen e maskave nga të gjithë në vendet publike, pavarësisht moshës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?