Kompania Pfizer dhe BioNtech i ka kërkuar Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratimin e vaksinës anti-COVID për fëmijët e moshës 5-11 vjeç. Pfizer ka kërkuar që vaksina të miratohet për përdorim urgjent.
Nëse vaksina e merr miratimin nga FDA, do jetë vaksina e parë anti-COVID që do aplikohet për fëmijët e vegjël. Deri më tani vaksina Pfizer është miratuar për përdorim të përhershëm për personat mbi 16 vjeç. Ndërsa, vaksina Pfizer është miratuar përdorim urgjent tek fëmijët nga mosha 12-15 vjeç.
"Jemi të përkushtuar që të punojmë me FDA-në me qëllim që të ndihmojmë në mbrojtjen e fëmijëve kundër këtij kërcënimi serioz për shëndetin publik", tha kompania Pfizer.
Ndërkohë, kjo kërkesë do të shqyrtohet nga FDA dhe pritet që të japë një vendim para datës 26 tetor.