Efektet e COVID-19 janë ndjerë në çdo sektor duke përfshirë ketu edhe sektorin e bujqësisë në të cilin ndryshe nga vitet e kaluara pjesa më e madhe e fermerëve do të kenë prodhim të vonuar. Beke Hoxha është banore e fshatit Bitinckë në bashkinë e Devollit.
Sot edhe pse në kohë koronavirusi, Beke Hoxhen e gjen duke punuar tokën për të përfituar prodhimet bujqësore të cilat duket se do të vonojnë.
Gjatë bisedë me me të dhe pse kryefjala ishte koronavirusi, Beke Hoxha kërkonte me ngulm të mbaronte atë çfarë kishte nisur pasi ora po shkonte 13:00 duke mbaruar këhtu liri-dalja e saj.
Pikërisht për këtë fashë orari, Beke Hoxhaj përveçse vlerëson masat e marra, po ashtu kërkon edhe një lehtësim për ta.
"Masat që mori qeveria janë të mira por për ne të bujqësisë nuk janë aq, unë duhet të dal të punoj në fushë, me djalin me nusen. nuk shkon dot djali të furnizohet në Korçë, nuk dalim dot të punojmë. Të na lejojnë të punojmë në të buqësisë pa orare", tha Beke Hoxhaj
Familja e saj përbëhet nga 7 anëtarë, ndërsa të ardhurat kryesore kjo familje i siguron nga prodhimet bujqësore.
Kjo është edhe një nga arsyet që Beke Hoxha filloi të punojë tokën duke shpresuar që kjo situatë të mbarojë sa më parë dhe çdo fermer t'i kthehet normalitetit.
"Vonesë po, kur të bëhën, ku t'i shesim. Ne i mbjellim që të mbajmë shtëpinë. Mbi të gjitha shëndeti dhe të na mbrojë zoti", tha Beke Hoxhaj
Moti këto ditë pranvere ka qenë i kthjellët dhe i përshtatshëm për fermerët dhe bujqit ndonse jo të gjithë dalin për të punuar tokën. Në një kohë tjeter fushat e fshatrave të juglindjes nuk do ishin kurrë kaq bosh.