COVID-19 prek bujqësinë, fermerët hedhin prodhimet: Kërkojmë subvencionim nga shteti dhe pezullim të kredive

2 Prill 2020, 15:42| Përditesimi: 2 Prill 2020, 15:54

  • Share

Efektet nga koronavirusi kanë nisur të ndihen edhe në sektorin e bujqësisë. Mungesa e tregut ka bërë që fermeret e fshatit Samaticë në bashkinë e Urës Vajgurore të hedhin prodhimet bujqësore.

Ata kërkojnë subvecionim nga shteti në mënyrë që të blejnë fidanët për sezonin e ardhshëm si dhe pezullim të këstëve të kredisë .

Krahas problematikave të mbartura në sektorin e Bujqësisë, kanë nisur të ndihen edhe efektet e para nga situata e krijuar nga koronavirusi në vend. Kjo edhe për shkak të uljes së kërkesave nga vendet e huaja por edhe në tregun vendas.

Mungesa e tregut ka bërë që fermeret e fshatit Samaticë në bashkinë e Urës Vajgurore të hedhin prodhimet bujqësore, kryesisht tranguj. Ata shprehen se çmimi që i ofrohet është shumë i ulët sa nuk përballojnë dot koston e prodhimit.

"Jemi ulur këmbëkryq te prodhimi, e kemi hedhur sepse nuk shitet, problem është se nuk ka treg, pikat e grumbullimit nuk e marrin se nuk kanë ku ta shesin", tha një fermer.

Të gjendur përballë kësaj situatë fermerët kërkojnë subvecionim nga shteti në mënyrë që të blejnë fidanët për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu një ndër kërkesat e tyre është dhe pezullimi i kësteve të kredisë .

"Qeveria duhet të marrë masa emergjente, të shikoje kreditë sepse jo se po na mbysin por na e kanë vënë litrain në grykë dhe ne nuk kemi me çfarë t'i paguajmë", tha një fermer tjetër.

"Kjo është për shkak të koronavirusit, po ndodhin këto gjëra. ne sezon të vjetshëm ne morëm kredi dhe nëse nuk marrim dhe këtë sezon ku t'i gjejmë ne lekët që të ushqejmë fëmijët dhe të paguajmë kreditë", tha një tjetër fermer.

Fermerët e fshatit Samaticë nuk janë të vetmit që kanë këtë problem në zonën e Beratit, janë disa fshatra që vuajnë mungesën e tregut.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arturi: 07/04/2020 01:19

    Edhe une them qe mund te behen turshi,,dhe te lidhin kontrata me supermarketet...dhe me fast--foodet,,perdoren kur pregatiten sanduicet..kjo eshte zgjidhja...

    Përgjigju
  • Iris: 03/04/2020 00:54

    Trangujt mos I hidhni ,bejini e shitini si turshi. Krijoni treg online,mos prisni tua marrin grumbulluesit apo bleresit,por shkoni vete dere me dere si dikur shitesit e qumeshtit qe vinin ne pallate .

    Përgjigju
    • Berati: 05/04/2020 22:30

      O trangull nuk shiten 2 ton kastraveca shpi ne shpi, boll bone si i zgjut, treg online per kastraveca o p***, me sill 3kg tranuj ne kamez a e kupton ca thu apo hajt

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?