Covid-19/ Qeveria rishikon koncesionin e Rapiskanit, skanimi në doganë! Shtyhen 3.3 milionë euro pagesa për privatin për në 2022

8 Shkurt 2021, 20:30| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 20:34

  • Share

Pas shkurtimit të shpenzimet për pagesat e koncesioneve në vitin 2020 si pasojë e nevojave financiare që shtoi pandemia, qeveria ka vendosur të rishikojë kontratën e skanimit të kontejnerëve në doganë. Me ndryshimet e propozuara synohet që pagesat që shteti i detyrohet kompanive “S2 Albania”, sh.p.k., dhe “Rapiscan Systems”, INC për skanimin në doganë për muajit Shtator, Tetor, Nëntor, dhe një këst i prapambetur i 2020, do të shlyhen në vitin 2022.

Si pasojë e pandemisë në vitin e kaluar qeveria është detyruar që 3.3 milionë euro të mos i paguaj me buxhetin e vitit 2020, dhe 2021, por ta kalojë faturën tek viti i ardhshëm, në mënyrë që të mos cenohen të ardhurat këtë vit, që të garantohet rimëkëmbja ekonomike.

Që në nisje të pandemisë qeveria negocioi me disa koncesionar për të reduktuar pagesat, dhe më pas sipas relacionit ka qenë koncesionari i skanimit që i ka propozuar qeverisë që të shtynte 50% të pagesave por që nuk janë pranuar nga Ministria e Financave. Duke qenë se privati dhe shteti kanë arritur në një marrëveshje, koncesionari nuk do të nuk do të aplikojë penalitete ose kamatëvonesa për shtyrjen e pagesave të parashikuara.

Për vitin 2020 fillimisht për këtë koncesion vlera e pagesave ishte 12,5 milionë euro, më pas u reduktua në 9.2 milionë euro, ndërsa për vitin aktual janë 12,8 milionë euro pagesa, dhe për 2022 janë 13,2 milionë euro.

Ky koncesion është nënshkruar nga qeveria e PD-së dhe është kontestuar shumë nga qeveria derisa në vitin 2015 uli tarifën për çdo skanim të kontejnerëve. Nga 39 euro që ishte tarifa, pas negocimit u vendos që të jetë 5 euro për deklaratat doganore deri në 1000 euro dhe 22 euro për deklaratat doganore mbi 1000 euro.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ops: 08/02/2021 21:24

    Mire e beri, sepse jane koncensionet e Saliut , te vetat po i paguan me bonus si inceneratoret (pa u ndertuar asgje , leket i kane marr 100%)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?