TIRANË - Një nga masat që këshillohen të merren sot për të shmangur rrezikun e përhapjes së koronavirusit është edhe kufizimi i qarkullimit të parasë në dorë. Paraja "cash” është një bartës potencial i baktereve dhe viruseve, që transmetohen me prekje nga një njeri i infektuar, tek tjetri. Sipërfaqja me pore e kartëmonedhave dhe fakti që ato kalojnë në shumë duar i bëjnë ato në bartës potencial shumë të rrezikshëm për infeksionin edhe nga koronavirusi.
Aktualisht, edhe në Shqipëri ekzistojnë kanale alternative moderne të qarkullimit të parasë, si pagesat elektronike bankare, të cilat realizohen madje edhe nga celularët.
Por, pavarësisht nga mundësia, në vendin tonë kjo mënyrë pagese përdoret ende shumë pak. Shqipëria mbetet vendi që e përdor më pak pagesën alternative elektronike në Evropë, duke përfshirë këtu përdorimin e kartave të kreditit, të cilat përdoren gjerësisht në gjithë botën për çdo lloj pagese.
Sipas statistikave, rreth një e katërta e parasë në Shqipëri qarkullon në formën tradicionale “cash”.
Sipas studimeve të bëra nga Banka e Shqipërisë, vetëm 39 për qind e popullsisë së rritur në vendin tonë, mbi 15 vjeç, ka një llogari bankare, në një kohë që në Evropë kjo shifër është 91 për qind. Vetëm 37% e popullsisë rezulton të ketë bërë një pagesë elektronike 5 vitet e fundit. Më se 90% e pagesave bëhen me para në dorë.
Është koha që kjo situatë të ndryshojë në mënyrë rrënjësore.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se koronavirusi është në gjendje të jetojë për një kohë të gjatë në kartëmonedhat.
Jeni ne rregull ju? Njerezit aty s"kane buke te hane,ju doni pagesa me karta krediti e debiti,me cellular e online?Une shikoj gjendjen te rubrika /sociale/.Nuk mund ti kerkosh nje te varfri ose nje fshatari qe dhe sot punon token si ne mesjete e mezi ia del te mbijetoje nje marrezi te tille.Kete mund ta bejne vetem V.I.P.A-t ose te pasurit ne Shqiperi,per te tjeret eshte akoma heret.
PërgjigjuKjo ndodh se pse bankat kane tarifat me krimjnele ne europe per perdorimin e kartave,jo se ne jemi injorant dhe sdime ti perdorim.
Përgjigju