Covid-19/ Qyteti në Kinë gati të testojë 9 milionë banorë brenda 5 ditësh (VIDEO)

12 Tetor 2020, 08:26| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 13:48

  • Share

Qyteti Qingdao në Kinë po përgatitet të kryejë testime për COVID për 9 milionë banorët e saj në harkun kohor prej 5 ditësh.

Ky vendim erdhi për shkak të disa rasteve të reja që u regjistruan në një spital ku trajtoheshin pacientë me COVID. Personat e prekur rezultuan të gjithë të kenë ardhur nga jashtë vendit.

Ndërkohë në muajin maj, Kina testoi të gjithë popullsinë (11 milionë banorë) e Wuhan, qytetit ku doli virusi.

Pavarësisht se në fillimet e saj, koronavirusi shënoi  shifra të larta në Kinë, tashmë i gjithë vendi duket se e ka vendosur nën kontroll pandeminë.

Kjo është në kontrast të plotë me shtetet e tjera të botës ku ka akoma numra të lartë të rasteve dhe dhe masa izoluese.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?