Spitali Infektiv

Kronikë

COVID19/ 360 raste të reja dhe 7 viktima! Humbi betejën me virusin gazetarja nga Shkodra dhe mjeku psikiatër në Fushë-Krujë

10 Prill 2021, 18:16| Përditesimi: 10 Prill 2021, 23:16

  • Share

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e COIVID-19. Nga 3342 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 360 persona ndërkohë që fatkeqësisht 6 qytetarë kanë humbur jetën.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 534 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,206 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 227 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Personat që e kanë humbur jetën janë të mosha 68 - 83 vjeç dhe bëhet fjalë për 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Shkodra. Gruaja që ka humbur jetën nga Shkodra është gazetarja Anila Dushi u shua në moshën 54-vjeçare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  64 raste në Tiranë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 17 raste në Krujë,  16 raste në Durrës, Vlorë, 12 raste në Lushnje, Gjirokastër, 11 raste në Berat, Skrapar, 10 raste në Kavajë, Librazhd, 7 raste në Shkodër, Ura Vajgurore, 6 raste në Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste  në Pogradec, Sarandë, Dibër, 4 raste në Devoll, Kukës, Has, Patos, 3 raste në Mirditë, Tropojë, Delvinë, Dropull, 2 raste në Krubin, Lezhë, Selenicë, Libohovë, 1 rast në Pukë, Mallakastër, Kamëz, Vau i Dejës, Divjakë, Roskovec, Gramsh, Finiq, Cërrik, Poliçan.

Statistika (10 Prill 2021)

Raste të reja ditore        360

Të shëruar në 24 orë     534

Të shtruar në spitale      227

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                3342

Testime totale            586,923

Raste pozitive             128,155

Raste të shëruara         97,206

Raste Aktive                 28,639

Humbje jete                  2,310

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   20157

Fier      2509

Durrës  1208

Gjirokastër  1197

Shkodër  1010

Korçë   730

Vlorë     691

Kukës    342

Dibër    346

Elbasan  248

Berat    100

Lezhë     101

 

Ora 21:49
COVID-i i merr jetën mjekut psikiatër të spitalit të Krujës

1618084401_page.jpg

Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë nga radhët e “bluzave të bardha”. Mjeku psikiatër i spitalit të Krujës, Përparim Pengili mësohet se është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak se Covid-19.

Mjeku ka humbur jetën në moshën 72-vjeçare, ndërsa mësohet se ai prej ditësh ishte i shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të rëndë.

Deri në shkurt ai ishte në krye të detyrës në spitalin ‘’Stefan Gjoni’’ në Krujë.

 

Ora 07:47
E infektuar me COVID, ndërron jetë në moshën 54-vjeçare gazetarja nga Shkodra, statusi i fundit i Anila Dushit në Facebook: Qenka një tmerr

“Kam besuar që në fillim se covid 19 është një luftë botërore. Kam dëgjuar mjaftë nga ata qe e kanë kaluar. Por qenka tmerr”. Askush nuk do ta besonte se ky shënim i fundit në rrjetet sociale i gazetares shkodrane, Anila Dushi, nga shtrati ku iu dorëzua virusit Covid 19 në spitalin rajonal të Shkodrës, do të ishte një shënim lamtumire, për të gjithë miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Lajmin e trishtë e  bën të ditur mëngjesin e sotëm kolegët e Dushit, jo vetëm në Shkodër, por anë e mbanë vendit. Pasi bashkëpunimet që kishte krijuar Anila Dushi me ta, kapërcenin raportet mes kolegëve, duke u cilësuar prej tyre, një mike e mirë dhe e kudogjendur, për këdo që pati fatin ta njoh.

Në “ReportTV” për herë të fundit do të rrëfente magjinë e roleve të artistes Pavlina Mani, për të cilën kishte botuar një monografi për të.

Anila Dushi u shua në moshën 54-vjeçare. Kreu Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër për mësuesi në vitin 1988. Studimet pasuniversitare i mbaroi për Shkenca Komunikimi. Prej 20 vitesh ka punuar si gazetare, në mediat e shkruara, ku 18 vite në gazetën “Shekulli”, “Spekter” edhe “Unipress”. Përveç medieve të shkruara ka punuar edhe në ato audiovizive, si në radion kombëtare “plus 2”, AiTV dhe Star Plus. Në vitin 2016 nisi të bashkëpunojë me Birn Albania dhe reporter.al. Në vitin 2916 u vlerësua me çmimin “Hamit Boriçi”. Për 5 vite ka qenë asistent pedagoge me kohë të pjesshme pranë Universitetit të Shkodrës në degën e Gazetarisë dhe të Komunikimit. Është autore e disa shkrimeve shkencore në fushën e komunikimin. Në vitin 1998 ka botuar gazetën “Pjacë”.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë raportoi për 286 raste të reja dhe 7 humbje jete nga COVID. Në bilancin e saj ministria e Shëndetësisë raporton se viktimat janë të moshave 54 - 71 vjeç.

1618045572_1618045501Sequence0300011304Still002.jpg

Gazetarja Anila Dushi
K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 10/04/2021 18:28

    Titulli sikur nuk korrespondon me brendesine e lajmit.. apo c’e deshe..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?