Spitali Infektiv

Shëndeti

COVID-19/ Regjistrohen 475 raste të reja infeksioni në vend! 6 viktima në 24 orë

9 Tetor 2021, 16:50| Përditesimi: 9 Tetor 2021, 18:19

  • Share

TIRANË- Si rezultat i 3.500 testimeve, në 24 orët e fundit kanë rezultuar me COVID 475 qytetarë.  Ndërkohë 7 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin, përkatësisht qytetar 3 qytetarë nga Fieri të moshave 52-80 vjeç, 1 qytetar nga Kolonja 68 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 68 vjeçe, 1 qytetar nga Berati 70 vjeç,

Tirana, vijon të mbetet zona me numrin më të lartë të infektimeve, ndërsa rastet e reja janë identifikuar në këto Bashki:

198 qytetarë në Tiranë, nga 24 qytetarë në Fier, Durrës, 21 në Shkodër, 17 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Vlorë, Sarandë, nga 14 qytetarë në Elbasan, Kamëz, 12 në Berat, 10 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Krujë, nga 7 qytetarë në Korçë, Dimal, nga 6 qytetarë në Lezhë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Kukës, nga 4 qytetarë në Kavajë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Skrapar, Tepelenë, Mallakastër, Tropojë, Has, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Pukë, Mirditë, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Himarë, Përmet, Pogradec, Peqin, nga 1 qytetar në Cërrik, Poliçan, Kuçovë, Kolonjë, Devoll, Maliq, Finiq, Konispol, Delvinë, Selenicë, Patos, Roskovec, Dibër, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe.

Aktualisht, në të gjithë vendin janë 7360 raste aktive me COVID, ku 169 pacientë po marrin trajtim në spitalet  COVID, ndërsa 20 prej tyre janë në gjendje më të rëndë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 657 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 164.524 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të ruajnë veten dhe të tjerët rreth tyre.

Statistika (09 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        475

Të shëruar në 24 orë      657

Të shtruar në spitale       169

Humbje jete në 24 orë     6

Testime ditore                 3244

 

Testime totale              1,234,808

Raste pozitive                174,643

Raste të shëruara           164,524

Raste Aktive                     7360

Humbje jete                     2,759

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3268

Durrës             864

Fier                  707

Shkodër          610

Vlorë               389

Elbasan           353

Lezhë              291

Gjirokastër      222

Berat               216

Kukës              157

Korçë              148

Dibër               135

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?