TIRANË- Kjo e martë ka shënuar një rekord viktimash në vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 qytetarë të prekur nga COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 284 persona.
Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 103 pacientë, duke e çuar në 10 mijë e 808 numrin total të të rikuperuarve nga fillimi i pandemisë, ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 487.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1 mijë e 278 testime, ndërkohë në total prej muajit mars janë kryer 119 mijë e 607 teste për të dyshuarit me COVID, ku prej tyre 19 mijë e 729 kanë rezultuar pozitivë.
Në vend aktualisht janë 8 mijë e 434 raste aktive, nga këto 285 janë të shtruar në dy spitalet COVID, ku 15 janw në terapi intensive dhe 9 prej tyre janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit 119 raste në Tiranë, 29 në Shkodër, 26 në Durrës, 13 në Vlorë, 12 në Pogradec, 11 në Korçë, nga 10 raste në Fier, Elbasan, 9 në Lushnje, 8 në Berat, nga 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, Përmet, nga 5 raste në Krujë, Devoll, Sarandë, 4 në Librazhd,
Kanë humbur betejën me COVID-19, një infermiere 50 vjeçare nga Elbasani një mjek 64 vjeçar nga Lushnja, një 61 vjeçare, një 62 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana, një 78 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese.
COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)
Raste të reja ditore- 284
Të shëruar ne 24 orë - 103
Të shtruar në spitale - 285
Humbje jete në 24 orë - 7
Testime ditore - 1278
Testime totale - 119,607
Raste pozitive - 19,729
Raste të shëruara - 10,808
Raste Aktive - 8,434
Humbje jete - 487
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë - 4302
Durrës - 809
Fier - 551
Shkodër - 521
Korçë - 506
Lezhë - 387
Elbasan - 380
Vlorë - 338
Berat - 238
Kukës- 182
Gjirokastër - 128
Dibër - 92
Mjeku Muharrem Xhepexhiu nga Lushnja ka ndërruar jetë nga Covid në moshën 64 vjeçare.
Ai ishte i shtruar tek spitali 'Shefqet Ndroqi' dhe prej 10 disa ditësh ishte në reanimacion e i intubuar.
Fatkeqësisht mjeku 64 vjeçar nuk ka mundur të dalë nga gjendja e rëndë nw tw cilwn ndodhej dhe e ka humbur betejën me virusin sot.
64 vjeçari punonte si mjek në zonat rurale te Bashkisë së Lushnjes.
Ditën e djeshme është ndarë nga jeta për shkak të COVID-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja Manastirliu e cila shkruan se 'Është një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm'.
Më tej ministrja shprehet se 'Mimoza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë'.
Mamia Majlinda Ilirjani, e cila ishte infektuar me Covid ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare.
Ky lajm i hidhur është bërë me dije përmes një postimi të Urdhrit të Infermierëvë në Shqipëri, të cilët shkruajnë se Majlinda ushtronte profesionin e mamisë pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit. Mamia me një eksperiencë 30 vjeçare nuk e ka fituar dot betejën me Covid.
"Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i mori jetën në moshën 50 vjecare koleges sonë të nderuar Majlinda Ilirjani. Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit, me një eksperiencë 30 vjeçare.
Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për kolegët dhe nënave të reja që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllimet e sinqerta", shkruhet në postim.
POGRADEC- At, Todi Jovani ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare për shkak të COVID-19, i pari prift që humb betejën me pandeminë në vendin tonë.
Lajmi është bërë i ditur nga miq dhe të afërm të At Jovanit, të cilët shprehin ngushëllimet dhe lajmërojnë se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme.
Shqiptarja.com ka mësuar se At Jovani rezultoi pozitiv me COVID-19 rreth dy javë më parë dhe më pas u shtrua në spital, por nuk mundi t'ia dilte.