COVID-19, SHBA tjetër fond për Shqipërinë në luftën kundër pandemisë

17 Qershor 2020, 15:44| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 15:49

  • Share

SHBA ka dhënë një tjetër ndihmë financiare për Shqipërinë në betejën e saj kundër covid-19. Fondi i ri i përcaktuar nga SHBA përmes USAID kap vlerën prej 346.000 dollarësh.

"Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID/Albania, ka dhënë një shtesë fondesh prej 346,000 dollarësh për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër pandemisë. Këto fonde ishin shpallur më parë si pjesë e angazhimit mbi 11 miliardë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për luftën kundër pandemisë COVID-19 në mbarë botën", shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Kjo ndihmë shëndetësore e SHBA vjen pas asaj prej 1.2 milionë dollarë për përgatitjen e sistemeve laboratorike, gjurmimin e rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë për reagim ndaj covid-19 etj.

Shqipëria javën e fundit po përballet me një valë të re infektimesh nga covid-19, ku shifrat e të prekurve kanë shënuar rritje alarmante, ndërsa dhe numri i viktimave prej pandemisë është rritur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?