Bota

COVID-19 shton numrin e të pasurve, ‘fundosen’ të varfrit

23 Qershor 2021, 16:28| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 16:30

  • Share

Pandemia ka zhytur në krizë ekonomike pjesën më të madhe të globit, e megjithatë ka pasur një grup personash të cilët ja kanë dalë mbanë, madje edhe janë bërë milioner gjatë vitit të fundit.

Gjatë vitit që lamë pas, numri i milionerëve u rrit me 5.2 milionë, duke bërë që të arrihet në një total prej 56.1 milionë personave në nivel global, ka deklaruar Credit Suisse.

Duke bërë që tanimë milionerët e dollarit, për herë të parë në histori të përbëjnë më shumë se 1% të popullsisë globale.

Duke iu referuar Raportit vjetor të Pasurisë Globale të ‘Credit Suisse’, nga uljet emergjente të normave të interesit dhe masat stimuluese të qeverive, shpesh përfitonin ata që kishin më pak nevojë për mbështetjen e shtetit, duke ndihmuar që pasuritë e tyre të rriten përkundrejt rënies ekonomike.

Rritja e çmimeve të pronave të patundshme dhe tregjet e aksioneve luajtën po ashtu rolin e tyre.

Gjatë këtij viti pandemie u theksuan disnivelet e larta mes të pasurve dhe të varfërve, pasi ata që tashmë kishin fitime më të ulëta pësuan humbje të vendeve të punës dhe një rënie të të ardhurave për shkak të ngadalësimit ekonomik.

Në total, pasuria globale u rrit me 7.4% në vitin 2020 dhe prej fillimit të shekullit 21, numri i personave me pasuri ndërmjet 10,000 dollarë deri në 100,000 dollarë, është trefishuar, përkatësisht nga 507 milionë më 2000, në 1.7 miliard në mesin e vitit 2020.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?