COVID-19/ Skënder Brataj: Vera do jetë e qetë, të shqetësohemi për fundvitin

26 Mars 2022, 17:58| Përditesimi: 26 Mars 2022, 18:03

  • Share

Numri i të infektuarve me COVID-19, është më i lartë se ai që raportohet nga Ministria e Shëndetësisë. Kreu i Urgjencës Skënder Brataj nga Vlora zbulon se ky është rezultat i testimeve të pakëta.

“Situata është e qetë janë 30 pacientë të shtruar, numrat e të infektuarve janë të ulur por në këtë moment nuk bëhen edhe shumë testime për të parë nëse ka apo jo. Sigurisht që numri i të infektuarve është i lartë se ai që është realisht i regjistruar”, tha Brataj.

Brataj parashikon një verë të qetë nga virusi, por nuk të njëjtin mendim për fundivitin, që sipas tij mund të përkeqësohet për shkak të mutacioneve

“Të bëhen vaksinat, të ndjekin procesin dozat e treta dhe ato booster që na kanë mbrojtur fashat në rrezik. Është frika e mutacioneve mund të krijojnë probleme sa i përket fundvitit”, u shpreh ai.

Shefi i Urgjencës thekson se lidhjet e kontratave me kompanitë e prodhimit vijojnë, duke siguruar deri tani 1milion doza për këtë vit, si masë paraprake për shtimin e infektimeve gjatë vjeshtës dhe dimrit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?