Në Belgjikë pas javësh mbylljeje sot hapen sërish dyqanet, nën masa të forta higjiene.
Familjet lejohet të presin si vizitorë deri në katër persona. Distanca fizike mes njerëzve 2 metra vazhdon të mbetet.
Kurse në Holandë dy muaj pas mbylljes sot hapen shkollat fillore në fillim me gjysmën e nxënësve për një ditë.
Edhe kopshtet dhe bibliotekat janë hapur. Parukeritë, sallonet e bukurisë dhe masazhet lejohen po ashtu të fillojnë sot nga puna. Sporti lejohet me distancë, por pa kontakt trupor.
Në Danimarkë lejohet sërish që të hapen të gjitha dyqanet edhe qendrat tregtare.
Në Çeki lejohet transporti hekurudhor rregullisht me tren, autobus e avion. Në Norvegji kthehen edhe nxënësit e klasave të larta në shkolla. Kurse në Finlandë shkollat hapen të enjten.
Lajmi kryesor: