Spitali COVID

COVID-19, vijon i lartë numri i infektimeve, 1,207 raste pozitive në 24 orët e fundit! Tre qytetarë humbin jetën, 17 pacientë në gjendje të rëndë

9 Janar 2022, 17:02| Përditesimi: 9 Janar 2022, 17:22

  • Share

Numri i personave të infektuar me COVID-19 vijon të jetë i lartë në vendin tonë. Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 1,207 raste pozitive, ndërsa kanë humbur betejën me jetën tre qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Janë 13,340 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,114 që nga fillimi i pandemisë.

Rezultuan me COVID19, 1,207 qytetarë, në këto bashki: 552 në Tiranë, 63 në Durrës, 56 në Gjirokastër,  51 në Fier, 48 në Elbasan, 45 në Shkodër, 38 në Vlorë, 30 në Lushnje, 28 në Kamëz, 22 në Berat, 17 në Kavajë, 16 në Sarandë, 14 në Vorë, 13 në Divjakë, 12 në Lezhë, Shijak, Gramsh, Librazh, 11 në Kurbin, Korçë, 10 në Krujë, Patos,  Përmet, Devoll, 8 në Tropojë, 7 në Skrapar, 6 në Dibër, Mat, 5 në Himarë, Belsh, Peqin, 4 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Rrogozhinë, Mallakastër, Konispil, Tepelenë, Prrenjas, 3 në Mirditë, Libohovë, Memaliaj, Pogradec, Poliçan, 2 në Pukë, Kukës, Rroskovec, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, 1 në Fushë-Arrëz, Has, Bulqizë, Maliq, Kolonjë, Dimal, Cërrik.

Statistika (09 Janar 2022)

  • Raste të reja ditore         1,207
  • Të shëruar në 24 orë       147
  • Të shtruar në spitale       123
  • Humbje jete në 24 orë    3
  • Testime ditore                 4,729
  •  
  • Testime totale              1,529,669
  • Raste pozitive                 219,694
  • Raste të shëruara           203,114
  • Raste Aktive                      13,340
  • Humbje jete                         3,240

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

  • Tiranë            6,531
  • Fier                 1,201
  • Durrës             1076
  • Elbasan           936
  • Vlorë                809
  • Shkodër          805
  • Gjirokastër     528
  • Berat               437
  • Lezhë              389
  • Korçë               333
  • Dibër                185
  • Kukës               110

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?