COVID-19/Anulohet Eurosong 2020

18 Mars 2020, 15:26| Përditesimi: 18 Mars 2020, 16:33

  • Share

Festivali Europian i Këngës, që ishte parashikuar të zhvillohej në muajin maj në Roterdam të Holandës u anulua. Shkak për këtë vendim është bërë përshkallëzimi i COVID-19 në të gjithë Europën, edhe pavarësisht masave të marra nga autoritetet holandeze, zhvillimi i tij live, sikundër ishte menduar do të ishte i pamundur.

Shqipëria për këtë edicion të 65 të Eurosong përfaqësohej nga Arilena Ara me këngën “Shaj” në anglisht “Fall from the sky”.

Pyetjes nëse do të zhvillohet sivjet apo më vonë, grupet e interesit nuk i kanë dhënë ende një përgjigje konrete.“Formati unik i Festivalit Europian të Këngës si një ngjarje e drejtpërdrejtë ndërkombëtare do të thotë që nuk është e mundur të kemi ndonjë alternative reale. Prandaj nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të anulojmë shfaqjen”, shkruajnë në njoftimin e publikuar në faqen e Eurosong 2020.

Nëse vitin e ardhshëm situata do të ndryshojë, edhe nëse po të njëjtët artistë do të mund të jenë prezentë në festival, edhe kjo pyetje do të ketë përgjigje në një moment të dytë.

Për këtë EBU, NPO, NOS, AVROTROS dhe qyteti i Roterdamit po vazhdojnë bisedën e tyre në lidhje me mbajtjen e mundshme të Festivalit në vitin 2021. “Aktualisht është shumë herët për të diskutuar mbi specifikat në lidhje me ngjarjen vitin e ardhshëm”, shkruhet në faqen e Eurosong.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?