Covid/ në Itali regjistrohen 111viktima! 6 milionë raste infeksioni në botë… Profecia e autoriteteve: Deri më 20 qershor në SHBA 135 mijë viktima

30 Maj 2020, 08:55| Përditesimi: 30 Maj 2020, 17:54

  • Share

Në të gjithë botën numri i rasteve pozitive nga infeksioni i koronavirusit është në pragun e 6 milionë për një total prej 365 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë Covid-19.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar për 1225 viktima nga koronavitusi në 24 orët e fundit shifër kjo që e rrit numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 102 000. Në vend numri total i rasteve të infeksionit është më shumë se 1.7 milion raste.
Ekspertët, përfshirë imunologun Anthony Fauci,  këshilltar i Shtëpisë së Bardhë, megjithatë pajtohen që këto raporte zyrtare janë nënvlerësuar dhe se shifrat janë më të larta.

Vdekjet e koronavirusit në SHBA mund të rriten në 115,000 deri në 20 qershor. Kjo u raportua nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Cdc), vlerësimi i të cilave varion midis 115 mijë dhe 135 mijë vdekjeve deri në fund të muajit të ardhshëm, shifra më të larta se ato të profetizuara nga Donald Trump.

Brazili kapërcen Spanjën

Numri i vdekjeve të koronavirusit në Brazil është rritur në 27.878. Përditësimi i fundit i Universitetit John Hopkins tregon se numri i të vdekurve në Brazil është më i larte sesa në Spanjë, ku vdekjet janë 27,121 kurse rastet pozitive arritën në 438,238.

Ora 17:48
Covid, në Itali regjistrohen 2789 të shëruar dhe 111 vdekje në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 111 viktima nga koronavirusi për një total prej 33340

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2789 persona teksa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 155.633

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 416 raste të reja pozitiv për një total prej 232.644

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 67 viktima nga koronavirusi (dje 38) për gjithsej 16.079 që nga fillimi i pandemisë.  

Gjithashtu sot u identifikuan 221 raste të reja, 25 prej të cilave në qytetin e Milanos.  

Aktualisht në Rajon ka 21.809 pozitivë nga Covid. 874 më pak se dje.

Gjithashtu u regjistruan 1,028 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Lombardi ka 172 të shtruar në spital në kujdesin intensiv, 1 më pak se dje.

Numri i përgjithshëm i testeve të tampon të kryera në Rajon është 741.447 nga të cilat vetë sot 14.301

Ora 17:03
Mbretëria e Bashkuar, vetëm gjysma e të infektuarve janë të izoluar! Në vend më shumë se 38 mijë viktima

Vetëm gjysma e atyre që janë prekur nga infeksioni i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i pandemisë midis marsit dhe fillimit të majit janë izoluar në shtëpi për të paktën një javë në përputhje me rekomandimet kombëtare nga qeveria dhe autoritetet shëndetësore.

Këshilltarët shkencorë të ekipit të Boris Johnson mblodhën Sage (Grupi Shkencor Këshillues për Emergjencat), duke vënë në dyshim efektivitetin e sistemit të 'testimit dhe gjurmimit' të rasteve të infektimeve ‘të inaguruara’ dje në vend për të identifikuar më shpejt shpërthimet e reja të mundshme të vatrave të infeksionit në sfondin e lehtësimit të masave të bllokimit dhe fillimit të fazës 2 të urgjencës.

Autoritetet deri tani kanë thënë se mekanizmi i kontrollit dhe testimit ka qenë funksional por ka dështuar prej sjelljes së një pjese të popullatës

Britania e Madhe deri tani ka raportuar për 272 615 raste infeksioni dhe 38 243 viktima nga koronavirusi

Ora 16:48
Covid, regjistrohen 52 viktima në Francë në 24 orët e fundit

Në Francë në 24 orët e fundit janë regjistruar 52 viktima të reja nga koronavirusi duke e rritur numrin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën nga infeksioni i Covid në 28.714.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme për Shëndetësi, numri i pacientëve në terapi intensive vazhdon të ulet (68 më pak se dje, gjithsej 1,361).

Numri total i të prekurve nga koronavirusi në Francë që nga fillimi i pandemisë është 186 124 kurse rastet aktiv të shtruar në spital, jo në terapi intensive është gjithsej 14,695, 513 më pak se dje).

Shëndeti Publik Francez njoftoi se 109 shpërthime të Covid-19 janë aktualisht aktive, por që asnjë prej tyre nuk ka shkaktuar një përhapje të epidemisë.

 

Ora 15:38
Rusia sërish regjistron mbi 8 mijë raste të reja me COVID-19

Rusia konfirmoi 8.952 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 396.575 raste.

Pandemia ka marrë jetën e 181 personave në Rusi në 24 orët e kaluara, duke e rritur numrin e vdekjeve në 4.555, tha ekipi i emergjencës së vendit në raportin ditor.

Gjatë së njëjtës periudhë, 8.212 persona u shëruan me sukses nga sëmundja, duke e sjellë numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 167.469, shton raporti.

Rusia kryen mesatarisht 10 milionë teste në muaj për të zbuluar virusin në fazat e hershme, kur ai është më pak ngjitës dhe aq më pak i rrezikshëm.

Në vend janë përdorur dy lloje testesh: reagimi i zinxhirit polimerazë (PCR) për të diagnostikuar COVID-19, dhe analiza imunosorbente e lidhur me enzimën (ELISA) për të zbuluar se sa njerëz tashmë janë ekspozuar ndaj virusit në të kaluarën dhe kanë antitrupa.

Më shumë se 9,3 milionë njerëz kanë bërë testin PCR deri më tani, ndërsa testet ELISA zbztohen kohët e fundit sepse supozohet të fillojnë pas kalimit të kulmit të morbiditetit.

Të martën, qeveria tha se përhapja e virusit kishte arritur në një nivel “të qëndrueshëm” dhe të kontrolluar dhe filloi të heqë kufizimet pandemike brenda vendit, duke mbajtur në fuqi ndalesën për hyrjen e të huajve në vend, si dhe pezullimin e udhëtimeve ndërkombëtare ajrore dhe hekurudhore.

Dy zyrtarë të lartë rusë janë duke u trajtuar për koronavirusin, ndërsa katër të tjerë janë shëruar.

Ora 15:08
Covid, Gjermania me shumë raste të reja infeksioni! Belgjika e tejkalon për numrin e viktimave

Sipas të dhënave të raportuara nga Instituti për sëmundje infektive nga Robert Koch, Gjermania ka regjistruar 738 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e mëparshme, teska numri i viktimave është rritur me 39 persona për një total që nga fillimi i pandemisë prej 8489

Belgjikë, 23 vdekje dhe 125 infeksione të reja

Në Belgjikë ka patur 23 vdekje që lidhen me pandeminë Covid-19 të regjistruar në 24 orët e fundit. Autoritetet shëndetësore të vendit thanë gjithashtu se numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 9,453, 51% e të cilëve vdiqën në shtëpitë e të moshurave.

Rastet e reja të konfirmuara janë 125, për gjithsej 58 186 që nga shpërthimi i pandemisë.

Ora 11:04
Covid, Austria lehtëson detyrimin për të mbajtur maska...të detyrueshme në transportin dhe mjediset publike

Njerëzit në Austri, nga mesi i qershorit, nuk do të detyrohen të vendosin maska në shkolla, dyqane dhe pika turistike, pasi numri i rasteve aktive me koronavirus në këtë vend ka rënë nën 650.

Austria ka qenë ndër vendet e para evropiane që e ka bërë të detyrueshëm mbulimin e fytyrës, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Kjo politikë, e ndërmarrë në fillim të prillit, do të lehtësohet nga 15 qershori, por nuk do të hiqet, tha të premten Qeveria austriake.

Maskat do të duhet ende të vishen nga pasagjerët e transportit publik, nga parukierët dhe kamerierët, si dhe në mjediset publike ku është e pamundur të mbahet distancë minimale një metër.

“Do t’i heqim maskat hap pas hapi”, tha kancelari austriak, Sebastian Kurz, në një konferencë për media në Vjenë.

"Jemi në rrugën e duhur", tha ai, duke shtuar se numri ditor i të infektuarve me koronavirus ka mbetur nën 50 gjatë ditëve të fundit.

Në javët e fundit, Austria ka rihapur dyqanet, restorantet dhe shkollat që ishin mbyllur për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Hotelet dhe studiot e fitnesit janë rihapur sot.

Në total, Austria ka pasur mbi 16,000 raste të konfirmuara me koronavirus. Prej tyre, 668 kanë humbur jetën.

Ora 09:41
Covid, në Turqi rritet në 162 mijë numri i të infektuarve, mbi 4 mijë viktima

Turqia konfirmoi 1.141 raste dhe 28 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 162.120 numrin e përgjithshëm të të infektuarve dhe në 4.489 atë të të vdekurve deri më tani.

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.594 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 125.963, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e shpërndarë në Twitter nga ministri Fahrettin Koca.

Deri më tani, Turqia ka kryer 1.964.364 teste, prej të cilëve 36.155 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, 662 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 324 asistohen me respiratorë. “Rritet numri i testeve, zvogëlohet numri i rasteve të reja. Vazhdon rënia e numrit të pacientëve në kujdesin intensiv dhe i atyre në intubim”, tha Koca.

Komento

Komente

  • Mirela: 30/05/2020 09:53

    Patjeter qe po. Un ka si te bejne ndryshe per kapricot e njeres apo tjetres pale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?