Covid/Agjencia Europiane ECDC: Në dimrin e ardhshëm mund të arrihet ‘imuniteti i tufës’

12 Qershor 2020, 16:49| Përditesimi: 12 Qershor 2020, 16:51

  • Share

Vala e parë e infeksionit të Covid-19 ka kaluar kulmin e saj në të gjitha vendet e Evropës, përveç në Poloni dhe Suedi, por pandemia nuk mund të konsiderohet e përfunduar, dhe "parashikimet hipotetike tregojnë se një rritje e rasteve ka të ngjarë në javët e ardhshme".

Kështu ka deklaruar në raportin e fundit të botuar ECDC-ja, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, e cila gjithashtu sqaron se është "shumë e pamundur që në Evropë të arrihet  imuniteti i tufës’ kundër koronavirusit deri në dimrin e ardhshëm".

Ekspertët e kanë bazuar studimin duke rishikuar rezultatet e hetimeve të para serologjike të kryera në disa vende, ku përhapja më e lartë e imunitetit të gjetur është 6%.

Tabela në buletinin e ECDC tregon rezultatet e njëmbëdhjetë studimeve, të kryera mbi një popullsi deri 60 mijë njerëzish në vedne të ndyshme në Europë.

Përqindja më e lartë e testeve serologjike pozitive të gjetura ishte ajo e analizës së bërë në Angli, e cila gjeti 8.5% të mostrës me antitrupa kundër Covid-19.

Në Spanjë arrin një prevalencë prej 5%, në Belgjikë me 6%, ndërsa në Evropën veriore vlerat e gjetura janë më të ulëta, siç dëshmohet nga Holanda e cila në një analizë mbi dhuruesit e gjakut zbuloi një prevalencë 2% të koronavirusit.

"Të gjitha shtetet evropiane kanë një nivel të ulët pozitiviteti ndaj Covid-19 dhe me tendencat aktuale të transmetimit, nuk ka gjasa që nivelet e imunitetit të popullsisë të arritura në dimrin e viteve 2020-2021 të jenë të mjaftueshme për mbrojtje indirekte", shpjegojnë ekspertë në raport.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?