Covid-Autoriteti i historisë mjekësore në Milano: Koronavirusi do largohet si gripi spanjoll

23 Maj 2020, 14:37| Përditesimi: 23 Maj 2020, 14:40

  • Share

Profesori italian, Giorgio Cosmacini nga Universiteti ‘Vita e Salute’ në Milano tha për gazetën italiane Corriere della Sera se “koronavirusi do të largohet ashtu siç bëri gripi spanjoll që, sipas vlerësimeve, vrau 50 milion njerëz nga viti 1918 deri në vitin 1920, duke infektuar më shumë se 500 mijë njerëz.

Cosmacini shpjegoi që "Virologët na thonë se koronavirusi nuk e ka ndryshuar strukturën e tij, dinamikën e virulencën. Epidemiologët thonë se gjithashtu se ai nuk e ka humbur aftësinë e shpërndarjes. Por mjekët klinikë që i shohin të sëmurët çdo ditë, na thotë se agresiviteti i virusit shfaqet i zvogëluar dhe organizmi i njeriut reagon më mirë. Gripi spanjoll u luftua me të njëjtat masa sanitare si sot: distancimi shoqëror, karantina, maska. Pastaj ai u shua ngadalë brenda një viti e gjysmë”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?