Covid-Autoriteti italian tregon se kur do të fillojë Faza 3, rikthimi në jetën normale

22 Maj 2020, 12:37| Përditesimi: 22 Maj 2020, 12:51

  • Share

Faza 3 nuk do të fillojë nëse së pari nuk kemi një vaksinë ose terapi efektive kundër Covid, ky është mendimi i Prof. Giuseppe Mancia, Drejtor i Qendrës së Hipertensionit të Institutit Klinik Universitar Verano Brianza i cili na shpjegon "parashikimet" e tij

Jemi larg përfundimit të emergjencës, nga Faza 3 e lakmuar, për të cilën do të duhen edhe shumë muaj të tjerë.

Ajo që mund ta quajmë Faza 2 për shumë vende nisi në mes të muajit maj. Po a do ta kemi ndonjëherë Fazën 3 apo ajo do të mbetet ëndrra jonë në sirtar?

"Një sfidë shumë komplekse na pret në muajt e ardhshëm," tha Kryeministri Italian Giuseppe Conte më 26 Prill kur ilustroi arsyet dhe mënyrën e Fazës 2 e cila do të fillonte në 4 maj në Itali, duke përmendur edhe masat për fazën 2 e deri më 1 qershor .

Faza 3, ëndërr apo realitet?

Prof. Giuseppe Mancia, thotë  se "Faza 2 mund të jetë shumë e zgjatur dhe me hapje progresive, të kujdesshme, gjithmonë duke kontrolluar që të mos shfaqen shpërthime të reja dhe një riaktivizim i numrit të rasteve. Njerëzit duhet të dine si të sillen: të mbajnë maska ​​dhe distancën fizike mes tyre”.  Sipas Mancia "Faza 3, a jo e jetës normale, mund të fillojë kur ne të kemi vaksinë apo një kurë efektive. Në praktikë, sa më shumë vlerat e kurbës të rrafshohen, aq më afër do të jemi në fazën 3, sinonim i lirisë, por gjithnjë me pikëpyetjen e vaksinës. Kur ta kemi, mbase, më në fund mund të ketë përfundimin total dhe përfundimtar të Covid të mallkuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?