Covid-Europa përgatitet për rihapjen e kufijve të jashtëm, SHBA rrezikon të jetë e përjashtuar

24 Qershor 2020, 12:53| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 12:54

  • Share

Bashkimi Europian nuk mund të rihapë kufijtë e tij të jashtëm për qytetarët e Shteteve të Bashkuara.

Vendimi i Brukselit pritet të nënshkruhet ditët e ardhshme dhe është pjesë e debatit në vazhdim midis qeverive të kontinentit Europian se çfarë të bëhet duke filluar nga 1 korriku, dita kur mbyllja e kufijve të përbashkët të shkaktuar nga Covid do të skadojë.

Përpjekja europiane ka të bëjë me përgatitjet e kordinuara midis njëzet e shtatë vendeve të BE-së, në mënyrë që të mos krijohen ‘vrima të rrezikshme’ brenda Shengenit.

Brukseli ka propozuar të hartohet një listë me vendet drejt të cilave mund të rihapen udhëtimet, me vendet ku epidemia po vazhdon me rritje të rasteve të reja, diku edhe më të larta se ato të vendeve të BE.

Ditët e fundit, qeveritë europiane nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për kriteret që do të përdoren për hartimin e listës. Sidoqoftë, duket e vështirë që Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Brazili mund të përfshihen në vendet në të cilat të rihapin kufijtë.

Sipas Neë York Times, përjashtimi i amerikanëve nga lista, është një goditje e madhe për prestigjin e SHBA dhe për trajtimin që presidenti Trump i bëri emergjencës shëndetësore nga Covid.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?