Covid-Europa rihap shkollat/Maska e detyrueshme për nxënësit në Spanjë dhe Francë

28 Gusht 2020, 11:41| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 15:04

  • Share

Maska e detyrueshme për të gjithë fëmijët e moshës 6 vjeç e lart, kur ata do të rikthehen në klasa pas pak ditësh, - është kjo një nga masat e shpallura nga qeveria e Pedro Sanchez për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Nxënësit gjithashtu do t’i nënshtrohen kontrolleve të temperaturave ditore, do të duhet të lajnë duart të paktën pesë herë në ditë dhe do të duhet të shoqërohen vetëm me një numër të vogël të bashkëmoshatarëve. Shkurt, ato do të jenë pjesë e asaj që është quajtur "flluskë" ose "grup i qëndrueshëm i bashkëjetesës" dhe për këtë arsye nuk do të jenë në gjendje të kenë ndërveprime me studentë nga klasa të tjera. E gjithë kjo bëhet për të përshpejtuar procesin e identifikimit të kontakteve, nëse një student ose mësues do të testohet pozitiv për Covid.

Në Francë: maska e detyrueshme për nxënësit e shkollave të mesme

Teksa në Francë por rriten me shpejtësi rastet e reja të infeksionit, fillimi i vitit shkollor është gjithashtu shqetësues. Por ekzekutivi francez duket se nuk bën kompromis: javën e ardhshme ‘me çdo kusht rihapen shkollat’ dhe msakat do të jenë të detyrueshme për të gjithë, duke filluar nga ata në shkollat e mesme.

Franca ka shtuar gjithashtu 19 provinca të tjera në listën e "zonave të kuqe" ku virusi është në qarkullim aktiv; që do të thotë se autoritetet lokale të 21 provincave "shumë të prekshme nga Covid" (përfshirë ato të Parisit, Marsejës dhe Lionit) mund të vendosin vetë rregulla më të rrepta, të tilla si  mbyllja e bareve dhe restoranteve në një kohë të caktuar, kufizim të udhëtimit e deri në shtetrrethim.

Kryeministri Jean Castex dje përsëriti disa herë se qeveria e tij dëshiron të shmangë një tjetër "mbyllje të përgjithshme, por planet për bllokime të kufizuara janë tashmë gati.

"Epidemia po fiton terren. Pa dyshim, këtë që po ndodh këtë verë në Francë dhe gjetkë as shkencëtarët nuk e kanë parashikuar", -tha kryeministri Jean Castex

Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar edhe një herë se përdorimi vetëm i maskës nuk është i mjaftueshëm për tu mbrojtur nga infeksioni…"Njerëzit po bëhen gjithnjë e më pak të kujdesshëm për të respektuar distancën fizike" tha sot organi i OKB-së.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?