Covid-Europë/ Repartet e terapisë intensive nën stres...UNESKO: Mbyllja e shkollave, gjëja e fundit që duhet bërë (VIDEO)

16 Shtator 2020, 12:18| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 14:35

  • Share

Rritja e përhapjes së infeksioneve nga Covid-19 po shqetëson seriozisht autoritetet shëndetësore në të gjithë Europën edhe për shkak të rrezikut të mbipopullimit të njësive të kujdesit intensiv.

Problematike paraqitet gjendja në qytetin e Lyonit në Francë, ku numri i shtrimeve ka nisur rritjen që në muajin korrik, kohë përpara përfundimit të pushimeve verore, duke bërë që sot, më shumë se gjysma e kapaciteteve spitalore të jetë e ezauruar, kryesisht nga pacientë në moshë të të re.

Ndërkohë, autoritetet po monitorojnë vazhdimisht parametrat kryesorë të pandemisë, siç është shkalla e të identifikuarve pozitive në rradhët e popullsisë, kryesisht në Lyon, Paris dhe Marsejë, ku shifrat janë mbi mesataren e vendit. Për autoritetet tani qëllimi është që t'i përgjigjen valës së dytë të mundshme pa pasur nevojë të anulojnë trajtimet e sëmundjeve të tjera në spitale, siç ndodhi në pranverë.

Franca regjistroi gjatë 24 orëve të fundit rreth 8000 raste të reja të identifikuar me Covid dhe 49 vdekje.

Problematike paraqitet situata edhe në Spanjë, ku gjatë 24 orëve të fundit pati rreth 9500 raste të reja Covid dhe 156 viktima, kryesisht në kryeqytetin Madrid dhe territoret baske.

Ndërkohë që rihapja e shkollave është bërë temë debati në Kontinentin Europian, pasi ekspertët kanë frikë nga ardhja e një vale të dytë, UNESCO është shprehur se  "Sa më shumë shkolla të mbyllen, aq më të dëmshme do të jenë pasojat” kurse OBSH-ja ka theksuar se “mbyllja e shkollave është gjëja e fundit që duhet bërë”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?