Bota

Covid/Franca regjistron më shumë se 5000 raste të reja infeksioni! Parisi vë në dispozicion të qytetarëve teste falas

31 Gusht 2020, 12:30| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 12:32

  • Share

Në Kontinentin Europian, pas rekordit të para tre ditëve me 7300 të prekur në një ditë, Franca regjistroi në 24 orët e kaluara 5413 raste të reja infeksioni dhe 4 viktima.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopikns, numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv që prej fillimit të pandemisë është rritur në 277 943 kurse totali i vdekjeve është rritur në 30 606.

Teksa në Francë po flitet se vendi mund të futet sërish në izolim dhe si shumica e vendeve të Unionit Europian, Parisi i është rikthyer detyrimit për mbajtjen e maskës kurse në Marsejë, baret dhe restorantet mbyllen nga ora 23 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit. 

Sipas ‘Reuters’, Komuna lokale e Parisit tha të hënën se do të kërkonte të vinte në dispozicion testimin falas për COVID-19 në të 20 rrethet e kryeqytetit (arrondissements). Zyra e kryebashkiakut të Parisit shtoi në një deklaratë se nga e hëna e tutje, do të ngrihen tre laboratorë të përhershëm për të kryer testet falas të COVID-19, si dhe dy laboratorë të tjerë të lëvizshëm që do të shkonin rreth kryeqytetit.

Autoritete e shëndetësisë në Gjermani raportuan për 267 raste të reja të identifikuar me Covid në 24 orët e kaluara.

Deri tani, totali i pozitivëve në vend është rritur në 243 092 kurse numri i përgjithshëm i viktimave që prej fillimit të pandemisë është 9363, për një total të shëruarish prej më shumë se 217 mijë


Lajmi kryesor:

Covid/ Italia regjistron 996 raste të reja dhe 6 viktima! SHBA-ja tejkalon 6 milionë të prekur nga infeksioni, gati sa një e katërta e totalit në botë


  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?