Teste tamponi për afro 1000 oficerë policie në Lille të Francës, pasi tre agjentë policie u identifikuan pozitiv nga koronavirusi dhe u futën menjëherë në karantinë.
Për Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Rajonale të Shëndetësisë, Etienne Champion, "Oficerët e policisë janë më të ekspozuar ndaj infeksionit dhe se tre raste janë tashmë një prag alarmi."
Lajmi se tre oficerë policie ishin infektuar u përhap menjëherë në qytet duke trembur banorët, veçanërisht të rinjtë, të etur për jetë nate pas izolimit dhe mbylljes.
Franca filloi fazën e rihapjes më 11 maj. Zona më e prekur nga virusi ishte rajoni i Parisit dhe në veri-lindje, ku ndodhet qyteti i Lille.
Deri tani në Francë numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 182 mijë kurse totali i viktimave ka shkuar në 28 218
Lajmi kryesor: