Covid-Greqi/Pothuajse gjysma e qytetarëve do të refuzojnë të vaksinohen

7 Shtator 2020, 16:49| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 16:51

  • Share

Pothuajse gjysma e popullsisë së Greqisë (44%) do të refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit nëse u jepej mundësia dhe 22% nuk ​​duan të mbajnë maskë fytyre.

Kjo u zbulua prej një sondazhi të kryer nga kompania ‘Metron Analysis’ dhe që është  botuar në të përjavshmen greke ‘To Vima’.

Qeveria greke ka njoftuar tashmë se vaksina Covid nuk do të jetë e detyrueshme por ajo do të "rekomandohet fuqimisht".

Midis 45-54 vjeçarëve, përqindja e atyre që do të kundërshtonin vaksinën është 56% ndërsa kjo bie në 54% midis 17 dhe 34 vjeçarëve.

17% e të intervistuarve kundërshtojnë detyrimin për të mbajtur maska ​​në publik, një përqindje që rritet në 28% midis grekëvenë moshë më të re.

Me rreth 11,500 raste dhe 284 viktima, Greqia i është përgjigjur pandemisë më mirë se çdo vend tjetër europian. Mbi gjysma e infeksioneve janë regjistruar vetëm në muajin gusht.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?