Ministeriali i Mbrojtjes që NATO zhvilloi pak javë më parë online

COVID-i anulon ministerialin e NATO-s që ishte planifikuar në 17 qershor në Tiranë, do të bëhet online

25 Prill 2020, 19:40| Përditesimi: 26 Prill 2020, 15:10

  • Share

TIRANE-Ministeriali i Mbrojtjes që NATO kishte planifikuar për të zhvilluar në datë 17-18 qershor të këtij viti në Shqipëri është anuluar për shkak të COVID-it.

Sipas burimeve për Report Tv nga NATO ky takim nuk është hequr nga axhenda por do të shtyhet në një moment të dytë. Në diskutim është muaji tetor 2020. Vendimi për anulimin u mor pak ditë më parë në ministerialin që NATO bëri online.

NATO zhvillon tre ministeriale brenda një viti, një në shkurt, një në qershor dhe një në tetor. I dyti ishte planifikuar në Shqipëri, por prania fizike në Tiranë u anulua për shkak të situatës dhe tani do të zhvillohet online në datë 17-18 qershor. Ndërkohë që në një moment të dytë do të vlerësohet nëse ministeriali i tretë brenda vitit, pra i tetorit të bëhet në vendin tonë. 

NATO i besoi Shqipërisë organizimin e ministretialit të Mbrojtjes pas propozimit të ministres Olta Xhacka, ndërsa kjo do të ishte hera e parë që  aleanca do të zbarkonte në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria të ishte kryeqendra e sigurisë për dy ditë por që tashmë është shtyrë për një moment tjetër.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?