Kryeministri Edi Rama ka bërë një mesazh të ndjerë për mikun e tij, Kosta Grillo, që sot u nda nga jeta si pasojë e COVID.
"Lamtumirë Kosta! Shok qysh prej fëmijërisë, pastaj zë i dashur i sfidave futbollistike për vite e vite, sportdashës i paepur e njeri plot energji pozitive... humbi jetën në sfidën me virusin e mallkuar", shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Në terapi intensive që prej 27 gushtit, ndërron jetë në Turqi prej COVID komentatori sportiv Kosta Grillo
B.K./ReportTv.al