COVID-i jep efektet e para! Në Llogara një tas me kos 800 lekë, 750 pilafi...qytetari përballet me surprizën më të pakëndshme në fundjavë

14 Qershor 2020, 22:31| Përditesimi: 14 Qershor 2020, 22:49

  • Share

VLORË- Koronavirusi i ka dhënë efektet e para! Nëse në sezonin turistik të vjetshëm, çmimet në jug të vendit kanë qenë të larta, këtë verë përgatituni për çmime stratosferike. Report Tv sjell një faturë të një qytetari, i cili pas thirrjeve të shumta nga ana autoriteteve ka zgjedhur që të bëjë pushimet në Llogara, por ajo me të cilin u përball ishte një surprizë aspak e këndshme.

Ky qytetar ka paguar 750 lekë për një pjatë pilaf dhe 800 lekë për një tas me kos, ndërkohë që në ditë normale një tas kos ka kushtuar 100-150 lekë. Mëngjesi këtij zotërisë, ku ka porositur dhe një kafe dhe një ujë i ka kushtuar 1750 lekë. Fatura mban datën e sotme dhe është prerë në orën 09:30. Ministri i turzimit Blendi Klosi, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli kanë theksuar se kanë rënë dakord me bizneset për të mos rritur çmimet, si një formë e kompesimit për shkak se sezoni ka nisur më vonë nga herët e tjera, por duket pronarët nuk "u janë bindur".

Fatura

Më herët, Report Tv solli në vëmendje një tjetër problematik, atë të evazionit fiskal me fatura false. Duket se pushimet e kësaj vere do të na kushtojnë më shumë nga sa e kemi pritur...

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • AAA: 15/06/2020 15:12

    Eshte publikuar video ne rrjet qe tregon qe eshte ndryshe. Kane qene 6 persona dhe kane porositur disa gjera. Fatura eshte totali per te gjitha, ka bere thjesht gabim ne te shkruajtur,por totali I fatures eshte per te gjitha.

    Përgjigju
  • Pjeter: 15/06/2020 12:16

    Pse ç'fare doni ju? Kudo qe te shkoni nje gje do te gjeni,ngritje te çmimeve.Qe te mbahet nje lokal hapur ka shpenzime,dhe asnje nuk punon falas,do dhe fitimin e tij ai qe punon.Ne qofte duam qe lokalet te respektojne rregullat ne keto kohe pandemie,eshte nje kosto qe duhet ta kuptojme,i bie qe te pergjysmojne edhe vendet,e kush do i paguaje ato vende qe jane bosh? Ai qe ulet ne tavoline,ka pjesen e tij.Gjithandej eshte e njeja llogjike,perndryshe,mbushe plot,dhe mbas nja dy javeve te del ndonje me virus prej klienteve e ta mbyllin fare.Mos u qani per çdo gje,asnje nuk eshte i detyruar te qendroje ne ate lokal ,pasi eshte pare menyja dhe eshte bere porosija,eshte kot te diskutosh me.

    Përgjigju
  • hahahh: 15/06/2020 12:07

    tek fatura ne fund me mire do ishte "MIRE SE IKNI" me keto cmime do e mbylli shpejt,jo vtm ai por sh biznese te tjera fatkeqesisht

    Përgjigju
  • Liku: 15/06/2020 11:57

    Ja kane kaluar dhe Amerikes nje kos tete dollar ka marr shembull nga kokdhima i himares

    Përgjigju
  • Miri: 15/06/2020 11:32

    Unë dy jave me pushime ne bregdet fle në çader dhe buk djath domate rreçel veze te zjera birra etj te blera nga marketi , dhe fshatareve injorante nuk u le as gjysem leku!

    Përgjigju
    • Sylejmën: 15/06/2020 14:00

      Aq mir e ke sa...jo po do degjojme p... e fshatareve plus qe na vjedhin.

  • Gjeço: 15/06/2020 11:10

    Ka mundesi ta pesoje si Mihale Kokdhjeme

    Përgjigju
  • Mimoza: 15/06/2020 10:31

    Mos e prishni fjalorin as per Sofon e as per nje ..cdo kush e kandertuar me djerse dhe seshte e thene se nje lajme i keq qe idhet e komentohet eshte e vertete.Ketu eshte e pranushmecdo cmim dhe nuk mund te shlruhet as per Sofon e as pernje ....se do tu mirrini te keqn me keto arrestimettuaja

    Përgjigju
    • AAA: 15/06/2020 12:23

      Super dakort dhe respekte cdo njeri qe e ngre me pune te ndershme. ja video qe tregon qe e verteta eshte ndryshe: Dje eshte publikuar video qe tregon qe kane qene disa persona dhe kane marre disa racione por ka shkruar gabimisht 1 racion. Dmth totali i fatures eshte per 6 persona. Ai e ka leshuar rregullisht me TVSH kuponin, nderkohe qe nga keta duket me teper si dashakeqesi.

  • Selenice: 15/06/2020 08:59

    Ndonje malok vlonjat i malesise së thelle të Vlorese ka qene turisti.

    Përgjigju
  • Mili: 15/06/2020 08:41

    Të hash pilaf e kos qe në mengjes duhet të jesh fshatar!

    Përgjigju
  • Xhuko: 15/06/2020 08:08

    Abuzim total te lidhur me pushtetar se po te ket shtet nuk ka dhe vjedhje.Vjedh shteti miljarda vjedh dhe populli qendarka

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/06/2020 07:15

    As fjalen mirsevini nuk dinë ta shkruajne fshataret e fshatareve të leshkove vlonjate!

    Përgjigju
  • Horrat: 15/06/2020 06:50

    Te sekuestrohet lokali dhe te nxirret ne ankand nga shteti,ta blejne njerez puntor dhe te ndershem dhe ta vendosin ne pune ashtu sic duhet.. pronaret aktual te arrestohen me gjith familje horrat.

    Përgjigju
  • Vlonjat: 15/06/2020 05:48

    SOFON nuk e njoh fare se kush është si individ, por RESTORANTIN ME. EMRIN SOFO në llogaria e njoh mirë, më Hajdutër dhe ordiner nuk bëhen, hostorikisht cmimet i kanë pasur në majë, dhe cilësia për turp na servirën mishin e një dite më parë të ngrohur në mikrovalë, thjesht pisllëk . Kam kohë që nuk shkoj më te ata hajdutër mosmirënjohës me klientat

    Përgjigju
    • AAA: 15/06/2020 13:37

      Ka dale video ne rrjet qe tregon si qendron. Kane qene 6 persona dhe kane porositur disa dhe ai eshte totali per te gjithe.

    • Vlonjati për Varrosin: 15/06/2020 11:41

      Varros rrot kari je ti, po ti dukesh që ske vajtur ndonjëherë atije e thua kot. Ke Të drejt ha dhe vjell se pisllëk është o Varrosi..

    • Varrosi: 15/06/2020 11:29

      Ca thua o rrot ka*i se je dhe vlonjat te sofua 5 vete me 50 milek ha sa t vjellesh

  • rodhina: 15/06/2020 05:40

    mos u merzisni per cmimin dhe pak kohe se po u be tuneli de ulin vete cmimin se ndryshe do thahen si peshku pa uje

    Përgjigju
  • Nik: 15/06/2020 02:29

    Ne gjith boten e gjen Menun me ÇMIMET ne hyrje te restorantit. Ne shqiperi cmimet vihen ne baz te theksit dhe prejarshjes. Edi Rama te bej nje ligj qe detyron lokalet te ken cmimet dhe menun ne hyrje te lokaleve.

    Përgjigju
  • Ja kush eshte restoranti: 15/06/2020 01:23

    Bexhet Dervishaliaj bar reestorant. ska faj ai. ka faj shteti qe si dergon kontroll kokres se legenit

    Përgjigju
  • kola: 15/06/2020 00:47

    ore ata jane dihen perfitues te poshter po edhe njerezit qe hane e pine pa pare as menu as cmime dhe pastaj habiten si marr vesh. Shiko cmimin dhe dil te tjetri dhe do mesohen te mos bejne lodra

    Përgjigju
  • E tepruar: 15/06/2020 00:11

    Ndoshta?!mund te kete qene 4 a 5 veta?!

    Përgjigju
  • Popull: 15/06/2020 00:10

    Duhet pare mire kjo zhvatje. Prandaj nuk bejme dot pushime ne vendin tone te bekuar nga zoti per keto bukuri natyrore qe kemi sepse na i marrin keta hajduter. Bravoooo per keto cmime. Hajini vet sepse edhe kete vit nuk shkel ne jug

    Përgjigju
  • karidi: 14/06/2020 23:48

    se kan fajin tregtaret. e ka fajin ky qe shkaterroi ekonomine.

    Përgjigju
  • Erjon: 14/06/2020 23:23

    Panorama llogara esht lokali.1 keshille kam.kopjoni te huajt.ata nuk futen ne restorant po su pelqyen cmimet e menuse.mos beni si bosa e pastaj denonconi si skutha.

    Përgjigju
  • toni: 14/06/2020 23:15

    bexhet dervishaliaj ne llogara

    Përgjigju
  • Redi: 14/06/2020 23:15

    Nje gje s'kuptohet ketu...ky zoteria qe ka kte lokalin ne Llogara perfaqeson gjith jugun e shqiperise?? Kudo qe shkon mund te kerkosh menune dhe ja ku u zgjidh nese do e ha nese jo nuk e ha.."pilafin"

    Përgjigju
  • zani: 14/06/2020 22:59

    MERRINI ME VETE...PILAFIN ME QOFTE....NDRYSHE DO JU RRJEPIN...

    Përgjigju
    • Zani Hyska: 15/06/2020 09:34

      bravo hahahahah

  • Niku: 14/06/2020 22:54

    Na thoni emrin e lokalit ta dime qe te mos shkojme,megjithese ne llogora nuk duhet te qendrosh per te ngrene... te jemi te gjithe dakort ne slloganin "Mos Qendro Per Te Ngrene Ne LLogora"...

    Përgjigju
    • Labi: 15/06/2020 11:09

      Bexhet Dervishaliàj injorant dhe vampira qe shteti duhet tu tregoj vendin

  • birce: 14/06/2020 22:51

    Ne llogora vazhdojne cmimet ne stratosfere dhe kryehajdut eshte SOFO, ky bandit ka kompromentuargjithmone tatimet.... Eshte me lire te besh pushime ne Antale se ne bregdetin e jonit ku mbizoteron hajduteria. Bojkutoni bregdetin e juvut se vetem hajdute ka, kampion dhe ndershmeri ka ne Shengjin.....

    Përgjigju
    • Horrat: 15/06/2020 06:54

      Te arrestohet sofua me gjith stafin e banditave pasi perben rrezik te madh ne popull.. maskarai te shet sapunin per diadh..ti sekuestrohet edhe lokali edhe te nxirret ne ankan ..

  • Zen: 14/06/2020 22:47

    Kush eshte ky turist qe ha pilaf me kos ne mengjes ? Do kete zbrit nga malet

    Përgjigju
    • Zen@: 15/06/2020 08:42

      O Zen po anglezët që hanë fasule në mëngjes ca janë, apo fshatar dhe ata, ca problemi ka se cfar do tjetri për mëngjes o njeri, ti merru me hajdutët që herën tjetër do ta fusin dhe ty sa krahu kur të vesh të hash mëngjes Europian...

    • Bxl: 15/06/2020 07:24

      Bravo

    • tori: 15/06/2020 04:04

      do ja ken ber nga inati...mir qe ske qen ti se do ja boje 1000 mij lek pjaten e pilafit...po ca te duhet ty se ca ha e pi ky...po flasim per cmimet...

    • Zenengul: 15/06/2020 02:40

      Po ca te marre o Zenun, dy veze do i veje 30 mije lek. Me mire te fuste gishtat e tja linte ne pjate prape.

    • Rudi: 15/06/2020 02:03

      O...zen,prandaj na rjepin lëkurën tregëtarët se ka njerëz si puna jote që bëjnë gallatë në të tilla raste,po të pyes çfarë han ti në mëngjes në orën 09 e 30???!!!!

    • Miti: 15/06/2020 00:55

      Pilaf ne mengjes ka qene perhere tradite ne Shqiperi. Tradite qe vjen nga Perandoria Osmane dhe e gjen dhe ne vende te tjera ne Ballkan. Paçe, pilaf, kos, qofte, tasqebab jane pjatat qe jane servirur kurdohere ne mengjesoret shqiptare. Ndersa mengjesi i shpejte tradicionalisht ka qene byreku i vogel, dhe Elbasani ben perjashtim se ka patur dhe bugaçen. Mengjesi kontinental ne Shqiperi eshte relativisht i vone. Tani ai "turisti" mund edhe te kete zbritur nga malet por fakti qe ka ngrene pilaf nuk e tregon kete.

    • Alb: 14/06/2020 23:10

      Se ca lidhje ka ne mengjes ne vendet e huaja han dhe gjera me te renda se kosi po qr kur u ben dhe shqiptaret me 10 vjet demokraci se me perpara patate hanin pa dallim feje krahine ideje te civilizuarit e botes.

    • O tej: 14/06/2020 23:10

      Ka qene Flamur Noka

    • Zen djali: 14/06/2020 23:07

      Pse zeno ti ca ha per mengjes karkaleca deti me asparagus? Kapu te cmimi jo te preferenca e ushqimit te zoteris

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?