COVID-i ndal në Prizren udhëtimin 2-vjeçar me biçikletë, çifti britanik shembull qytetarie

10 Maj 2020, 14:57| Përditesimi: 10 Maj 2020, 15:11

  • Share

PRIZREN- Skocezi Mike Elm dhe partnerja e tij Rosie Watson, të cilët po udhëtojnë nga Evropa në Azi, për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimin e klimës, janë bllokuar në Prizren për shkak të mbylljes së kufijve.

Udhëtimi i tyre dy vjeçar me biçikletë nga Austria në Mongoli tashmë ka ngecur në Prizren për shkak të pandemisë dhe këtë kohe e kanë shfrytëzuar në favor të kauzës së tyre për një mjedis më të pastër.

Përmes një aksioni simbolik ata kanë mbledhur mbeturinat në park bashkë me kryetarin e bashkisë së Prizrenit.

"Ne jemi shumë të nderuar që jemi këtu në Prizren, duke përdorur këtë kohë për të menduar që si të bëhet më mirë Prizreni si dhe të shohim mundësitë sesi Prizreni të jetë më mirë pas situatës nga koronavirusi, por jo vetëm këtu është kjo situatë. Të gjitha qeveritë po përpiqen që të kalojnë këtë kohë sa më mirë. Për shkak kësaj situatës nga koronavirusi ne humbëm mundësinë për të shijuar ushqimet në Prizren."

"Jemi këtu në Prizren dhe është mirë të bëjmë punë në favor të klimës, të tregojmë histori pozitive që njerëzit ti japin rëndësi një mjedisi të pastër. Ne jemi në Prizren për 6 javë për shkak edhe të koronavirusit, por jemi fatlum që jemi në këtë vend të bukur me njerëz të dashur" , shprehen ata.

Ndërsa kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka tha se ky aktivitet synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të ruajtur natyrën.

Skocezi Mike Elm dhe partnerja e tij Rosie Ëatson, të cilët po udhëtojnë nga Evropa në Azi, për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimin e klimës, janë bllokuar në Kosovë për shkak të pandemisë. Ata kanë planifikuar 10 000 kilometra nga Austria në Mongoli përgjatë dy viteve, por ka bërë vetëm 3000 kilometra deri në Kosovë.

1589115234_tehuajtprizeren.jpg

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?