Pamje nga gjimnazi

COVID-i ndryshon rregullat e gjimnazit, maturantët rikthehen në banka pas 3 muajve mësim online

17 Maj 2020, 22:26| Përditesimi: 18 Maj 2020, 08:10

  • Share

Maturantët ditën e nesërme fillojnë mësimin dhe do të përballen me një pamje ndryshe të gjimnazeve dhe rregulla të reja strikte për shkak të përhapjes së panedmisë së COVID-19.

Të gjitha gjimnazet janë transformuar dhe bërë gati për të gjithë maturantët që pritet të kthehen për 3 javë mësim.

Sinjalistika, dezinfektues, postera informuese, ruajtja e distancës së tavolinave dhe dezinfektimi i ambienteve të shkollave janë kryer të gjitha, gjithçka që pritet është ardhja e të nxënësve pas më shumë se 3 muaj mësim online nga shtëpia.

Nëpër klasa nuk do të jenë më shumë se 10 nxënës dhe të gjithë do të ruajnë distancën. Gjithashtu do të bëhen 4 orë mësimi 45 minuta me nga një 5-minutësh pushim mes tyre.

Nuk do të ketë një orar pushimi siç ka qenë më parë për të parandaluar mosrespektimin e distancës fizike. Në korridore do të jenë të vendosur mësues të cilët do ëtë kujdesen për ruajtjen e distancës mes nxënësve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?