TIRANË- Dasmat janë shndërruar në një vatër kryesore infektimesh, e megjithatë duket se qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar për rrezikun që i kanoset.
Të shkuarit në një dasmë është një formë detyrimi, respektimi për familjen, e kjo traditë shqiptare ka rezultuar aq e pamundur që të thyet, edhe pse ekziston një virus vdekjeprurës.
Çdo ditë raportohet për ceremoni martesore që organizohen, ashtu sikurse dhe për pronarë restorantesh që gjobiten. Ditën e sotme janë gjobitur me nga 1 mln secili 6 pronarë dhe administratorë restorantesh, 1 në Berat, 1 në Fushë- Krujë dhe 4 në Fier.
Më konkretisht janë gjobitur me 1 mln lekë pronari i restorantit në Berat, K.B., I. T., në Fushë- Krujë dhe R. N., A. T., V. P. dhe K. K., në qytetin e Fierit.
Gjithashtu edhe në Tiranë janë ndëshkuar dy pronarë me nga 3.000.000 lekë gjobë dhe një tjetër me 1.000.000 lekë. Pronarët e bizneseve, A. C. dhe E. S. u ndëshkuan me 3.000.000 lekë secili, ndërsa 1.000.000 lekë, S. L., të cilët po zhvillonin ceremoni festive.
Apeli i uniformave blu shkon për pronarët/administratorët e subjekteve që të respektojnë protokollet e sigurisë.
"Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19", përfundon policia.
po koncertet e Noizy nga jugu a lejohen?
Përgjigju