Miratohet akti i dytë normativ për rishikimin e buxhetit, 7 mld lekë për paketën e dytë! U prekën pagesat për Rrugën e Arbrit, inceneratorët dhe Rapiscani

28 Prill 2020, 17:05| Përditesimi: 28 Prill 2020, 18:38

  • Share

Është miratuar në Komisionet Parlamentare, akti i dytë normativ për rishikimin e buxhetit 2020, për të mbështetur me fonde situatën e emergjencës së krijuar nga COVID-19. Me rishikimin e dytë qeveria vendosi të kursejë mbi 7 miliardë lekë në zërin e shpenzimeve buxhetore. Për të siguruar këtë fond janë shkurtuar 829 milionë lekë shpenzimet e personelit, janë shkurtuar me rreth 1.28 miliardë lekë edhe shpenzimet operative. Po ashtu për periudhën mars-maj, është reflektuar kursimi i 582 milionë lekëve.

Nga ana tjetër 700 milionë lekë kursehen nga kontrata vjetore e skanimit në doganë apo e Rapscanit. Ndërsa 4.25 miliardë lekë janë marrë nga pagesat e parashikuara për investimet e brendshme, konkretisht 1 miliardë lekë u morën nga projektet e shkollave, rreth 1 miliard lekë nga projekti i Rrugës së Arbrit, po ashtu rreth 1 miliard lekë u kursyen nga Ministria e Mbrojtjes si dhe 800 milionë lekë nga kontratat e inceneratorëve Fier & Elbasan. Ndërsa nga investimet e huaja do të kursehen rreth 634 milionë lekë.

Me aktin e dytë normativ zëri i kontigjencës për paketën sociale anti Covid-19 arrin  në vlerën e 13.5 miliardë lekëve, ku përfshihet dhënia e ndihmës prej 40 mijë lekësh për punonjësit që janë përfitues të paketës së dytë.

Ministrja e Financave Anila Denaj teksa ka prezantuar edhe një herë aktin normativ të dytë në komisionin e Ligjeve ka thënë se nga këto alokime nuk dëmtohen parametrat fiskal, si dhe po shikohet mundësia për të negociuar kontratën koncesionare të Rapiscanit por pa specifikuar se në çfarë aspekti.

Ky akt normativ reflekton shkurtim në vlerën e 7 miliardë lekëve të shpenzimeve buxhetore, nuk prek parametrat fiskal të muajit mars dhe reflekton në masën e 7 miliard lekëve të pagesës financiare. Ka edhe një prekje të një kontrate koncesionare në vlerën e 700 milionë lekë e cila është subjekt e një negocimi të mundshëm”, u shpreh ministrja e Financave.

Nga ana tjetër Denaj deklaroi se po punohet që në muajin maj të kemi një rishikim të të gjithë zërave të të ardhurave. Po ashtu ajo tha se në qershor parashikohet edhe një hapje të bizneseve.

Ne jemi duke u përgatitur për muajin maj dhe për një rishikim të mundshëm të të gjithë zërave buxhetor sidomos të të ardhurave dhe nëse do të shikohet e nevojshme në muajin qershor do të prezantojmë aktin tjetër normativ që do të përfshijë hapjen e bizneseve dhe një kapitalizim të të gjithë situatës aktuale”, tha Denaj. Akti normativ i dytë për rishikimin e buxhetit u miratua në Komisionin e Ligjeve dhe të Ekonomisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lona: 28/04/2020 22:16

    Tapiscanit hiqjani fare leket,merjani saliut

    Përgjigju
  • Faisbe: 28/04/2020 18:40

    O zonja ministresh! Nje pyetje kisha per ty ministresh e financave shqiptare: Ke dijeni apo je urdheruesja per te grabitur nga xhepat e shpuar te invalideve te plote ketu ne Elbasan dy muaj taksa vendore nga 496 leke per muaj Mars+Prill 2020??? Qe me ligj nuk duhet tua vilni me faturen detyruese te ujit. Nese nuk ke urdheruesja prononcohu publikisht o ministresh hallemadhe dhe urdhero mekanizmin te na i rikthej.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?