COVID-i shënon rekord të ri/ 182 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! Humb betejën me virusin arkitekti 28-vjeçar, mbyllet kopshti 41 në Tiranë

13 Tetor 2020, 16:01| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 19:12

  • Share

TIRANË- Këtë të martë COVID-i në vendin tonë ka shënuar një rekord të ri, që nuk ishte parë në vendin tonë gjatë javë të fundit. 182 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, shifër kjo që vjen si rezultat i një numri të lartë testimesh të kryera, më konkretisht 1055. Edhe numri i të viktimave vijon të mbetet i lartë. Në buletinin ditor Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kanë humbur betejën me këtë virus 5 pacientë në 5 qytete.

"Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana", njofton Ministria.

Shqetësuese vijon të mbetet situata në dy spitalet COVID në Tiranë. "Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar", thuhet në njoftimin zyrtar. 

Ndërkohë, teksa numri i të prekurve në 24 orë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të shëruarit. "Janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar në 9675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë", njofton ministria.

Nisur nga shifrat e larta që janë regjistruar gjatë javëve të fundit, ekipi i ekspertëve ka vendosur mbajtjen e maskës me detyrim edhe në ambientet jashtë. Ky rregull i ri hyn në fuqi nga dita e enjte, ku në rast mos zbatimi, qytetarët do të gjobiten nga 2-5 mijë lekë. Gjoba do të vendoset në faturën e drita, ndërsa për bizneset do të "vilet" në rrugën tradicionale.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit
61 raste në Tiranë
19 në Shkodër
12 në Korçë
9 në Lushnje
nga 7 raste në Fier, Berat,
nga 6 raste në Durrës, Elbasan, Pogradec
nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, Gjirokastër, Prrenjas
nga 4 raste në Tropojë, Kuçovë
nga 3 raste në Sarandë, Dibër
nga 2 raste në Kukës, Kavajë, Vlorë, Rrogozhinë, Librazhd
nga 1 rast në Krujë, Fushë-Arrëz, Roskovec, Bulqizë, Skrapar

COVID-19 – Statistika (13 Tetor 2020)
Raste të reja ditore ​​182
Të shëruar ne 24 orë ​​90
Humbje jete në 24 orë​​ 5
Testime ditore​​​ 1055
Testime totale ​​100,953
Raste pozitive ​​15752
Raste të shëruara ​9675
Raste Aktive ​​ 5648
Humbje jete ​​ 429

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë​ 2869
Durrës 590
Shkodër  426
Korçë 304
Fier ​284
Lezhë 276
Elbasan 238
Vlorë ​203
Kukës 159
Berat ​153
Dibër​ 80
Gjirokastër  66

Tabela me të dhënat e 24 orëve të fundit mbi COVID-19 në Shqipëri

Ora 18:18
Infektohen me koronavirus dy mësues në Belsh, vetëkarantinohen në banesat e tyre

ELBASAN- Infektohen me koronavirus 2 mësues në Belsh. Njëri rast ka qenë në shkollën 9-vjeçare të Kajanit dhe rasti tjetër është në shkollën 9-vjeçare të Belshit.

Report Tv mëson se dy mësuesit janë vetëkarantinuar në banesat e tyre.

Ora 15:54
Shtohen 8 raste të reja me COVID19 në Berat, mes tyre janë të infektuar 6 arsimtarë

BERAT- Ditën e sotme janë shtuar edhe 8 raste të reja të infektuar me koronavirus në qarkun e Beratit.

Report Tv mëson se të infektuara janë 2 edukatore në çerdhen "Donika Kastrioti" në Berat dhe një mësuese në fshatin Vodicë në Poliçan.

Në Skrapar janë infektuar 3 mësues në një shkollë 9-vjeccare dhe një polic në komisariatin e policisë Skrapar.

Ndërkohë që është infektuar edhe një punonjëse e Bashkisë së Kuçovës.

Ora 10:17
Humb jetën nga COVID arkitekti 28-vjeçar, kolegia i bën dedikim prekës

Koronavirusi ka shënuar një tjetër viktimë në moshë të re. Ai është Geri Lika, 28 vjeç me profesion arkitekt.

Lajmin e kanë dhënë miqtë e tij në rrjete sociale ku një prej tyre i ka bërë dhe një dedikim prekës.

Prej disa ditësh ai ishte i shtruar në sanatorium, por për shkak se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, ai u dërgua në Turqi ku ndërroi jetë.

Dedikimi i plotë

Ca fjalë zemre e lamtumire për Geri Lika

Një nga më të talentuarit të rinj që kam njohur, arkitekt dhe bashkë-themelues i 1ClickArchitects!

Nuk kam fjale të përshkruaj tronditjen që na ka shkaktuar humbja e tij neve që e njihnim prej nje viti dhe vetëm mund t’a marrim me mend dhimbjen shkatërruese për Olen e tij, nënën, babain, motrën e gjithë të afermit e tij.

Flasim për Geri Lika, ky djalë i pashëm, i mençur mbi moshën e tij veç 28 vjeçare, i talentuar, i qeshur dhe me humor të hollë, i menduar dhe i planifikuar në çdo hap me mendime e endrra për të, Olën dhe 1ClickArchitects.

Ishte një vit i jashtëzakonshëm për të tre ata, me plane, me zbatime dhe paralelisht ecje dhe Geri plot entuziazëm dhe pa asnjë merak, se ‘”gjërat po ecin mirë, shume mirë Lida”.

Kujtoj cdo sesion-takim me Gerin dhe Olën dhe çdo të Shtunë të Sukseshme me grupet e VeproACTS dhe do mbaj të shtrenjta në kujtesë çdo mendim e kontribut të Gerit, çdo ide e përpjekje të tij për të ndërtuar një kompani mirëfilli arkitekturore.

Kujtoj takimin e parë me Gerin dhe Olën te Qendra Stefan, një djalosh që duke folur pak, me tregoi shume për vizionin që kishte për jetën e tij dhe të Oles përmes 1ClickArchitects.

E lumtur isha që po njihja dy të rinj që të ardhmen e shihnin këtu, në Shqipëri, me punë të ndershme, me vizion të madh dhe me vullnetin e jashtëzakonshëm për t’a kthyer në realitet ëndrrën e tyre të nisur që në bangat e shkolles së lartë, biznesin e tyre.

Përgjatë punës bashkë, u kthyen në dy miq të shkëlqyer dhe si në takimet me ta si çift, edhe në seminaret në grupet e VeproACTS, shtonin vlerë me mendimet e tyre te pjekura, me bagazhin e pamasë të njohurive, si dhe me humorin që Geri dhe une e drejtonim drejt Olës, Arjola Kuqi, qendrës së tij të interesit dhe dashurisë.

Geri Lika, le shumë, shumë trashëgimi për kaq pak vite jetë, dhe le kaq shumë dashuri te të gjithë që të njohëm.

Le shumë pa jetuar dhe dhimbje të pamatë te Ola, nëna, babai, motra dhe gjithë sa ti doje.

Le boshllek dhe dhimbje edhe te ne, grupet e punës te programit VeproACTS.
Shumë…

Falenderurse Perëndise që të njoha ty dhe miken për jetë Olen tënde.

 

Ora 09:38
Mbyllet kopshti në Tiranë për 14 ditë! Drejtoresha, një edukatore dhe një sanitare me COVID

Kopshti nr. 41 në Tiranë është mbyllur. Kjo vjen pasi drejtoresha, një sanitare dhe një edukatore kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

IShSh vendosi për mbylljen e institucionit për 14 ditë. Aktualisht punonjësit e tjerë të kopështit janë vetëkarantinuar.

Ata presin përgjigjen e tamponit të marrë teksa po punohet për gjurmimin e rasteve të tjera.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 13/10/2020 22:10

    Çjane keto gjoba idjote nga 2 deri ne 5 mije leke, si t'i teket policit, do e ve 2 do e ve 5.

    Përgjigju
  • Hapu dhe: 13/10/2020 19:03

    Ore ju po pse nuk nxirrni edhe shifrat per gripin e stines te shohim numrat se sa jane. Po na e hoqet trurin me termin shifra rekord te tipit shifra rekord 2 veta sot

    Përgjigju
  • Virusi: 13/10/2020 18:12

    Po me femijet e ketij kopeshti si do veprohet.. A jane burim infekdioni per te rriturit, prinderit dhe te afermit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?