Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shprehur ngushëllimet e saj pas vdekjes së mësuesit 47-vjeçar nga Pogradeci. Ajo thotë se duhet të shtohet kujdesi shëndetësor duke ndërmarrë çdo masë parandaluese për frenimin e koronavirusit.
"Ndihem shumë e keqardhur për mësuesin tonë nga Pogradeci që ka humbur jetën nga COVID-19 dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, nxënësve dhe kolegëve të tij. Me këtë rast, apeloj fort sërish që të shtojmë kujdesin duke ndërmarrë çdo masë parandaluese për frenimin e koronavirusit, si dhe duke zbatuar me seriozitet çdo rregull e protokoll shëndetësor që ka në thelb mbrojtjen e shëndetit tonë", shkruan Shahini.
Lajmi kryesor: