Kompensimi i financiar i pronave vijon të mbetet problem, dhe kjo dëshmohet nga paditë e reja të ngritura në pranë Gjykatave nga Janari në Korrik të këtij viti. Sipas të dhënave të Agjencisë së Trajtimit të pronave në 7- muaj janë bërë 492 padi të reja posaçërisht për këtë problem. Numri më i lartë i padive është bërë në muajin Shkurt me 135 të tilla, ndërsa në muajit e karantinës numri i padive ra ndjeshëm dhe vetëm 14 janë bërë në muajin maj.
Karantina po ashtu ka bllokuar tërësisht procesin e kompensimit të pronarëve. Pasi në raportet e Agjencisë së Trajtimit të Pronave thuhet se në muajin mars nuk është dhënë asnjë para as për kompensim dhe as për shpërblim për ish pronarët për pronat e zëna nga ndërtimet informale.
“Nuk ka vijuar procesi i vendimmarrjes në kuadrin e masave të marra nga Qeveria Shqiptare nga situata e COVID-19”, thuhet në raportin e muajit mars.
Ndërkohë në total për 7-muaj të viti nga Agjencia e Trajtimit të Pronave ka dhënë 774 milionë e 579 mijë e 490 lekë, ku për kompensimin e ish pronarëve ka shkuar vetëm një pjesë minimale. Për pronarët të cilëve iu janë copëtuara me ligjin e 7501, janë dhënë në 7 muaj vetëm 94 milionë e 832 mijë e 830 lekë.
Por buxhetit të shtetit nuk i kushtojnë fondet për kompensimin e pronës por më shumë e rëndojnë shpërblimet për pronat e zëna nga ndërtimet informale. Sipas raporteve të ATP-së që nga Janari deri në Korrik për pronat e zëna janë dhënë 679 milion e 746 mijë e 660 lekë.
Ndërsa në vitin 2019, u dha për ish-pronarët fondi prej 250.5 milionë lekë, dhe për ndërtimet informale rreth 1.6 miliardë lekë.