150 punonjës të administratës së kompanisë Albpetrol në Fier janë ngritur duke protestuar përpara zyrave për të disatën herë. Arsyeja e protestës janë pagat. Punonjësit prej dy muajsh marrin vetëm 40% të pagës si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia.
Punonjësit thonë se i kanë dërguar letër për ta vendosur në dijeni edhe ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Balluku, por edhe peticion kryeministrit Edi Rama, ndërsa nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje. Punonjësit e administratës kërkojnë pagën 100%.
Komento