COVID-i ul të ardhurat e bashkive! Në 10 muaj kanë mbledhur vetëm 18.4 miliardë lekë

7 Dhjetor 2020, 17:19| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 19:36

  • Share

TIRANË- Pushteti vendor që nga muaji janar deri në tetor ka mbledhur 18.4 miliardë lekë, me një rënie prej 2.3 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë me një vit më parë.  Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në 10 muajit e 2019, bashkitë mblodhën 20.7 miliardë lekë.

Tkurrja e të ardhurave nga bashkitë ka si shkak kryesor pandeminë COVID-19. Bazuar në treguesit fiskal të financave, rënia më e madhe e të ardhurave është regjistruar tek taksat lokale, që përfshijnë, shërbimin hotelier, tarifa të bashkive, taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe të tjera.

Në 10 muaj të ardhurat nga taksat lokale kanë rënë me 13.5% krahasuar me 2019 dhe në total ato arritën në 13,7 miliardë lekë nga 15.8 që ishin një vit më parë.

Rënie në të ardhura janë konstatuar edhe tek zëri i taksës së pasurisë, pra mbi ndërtesat me 4.3%. nga janari në tetor nga ky zë janë mbledhur vetëm 4,3 miliardë lekë.

Ndërkohë performacë pozitive është regjistruar tek biznesi. Edhe pse u detyruan të qëndronin në karantinë, dhe u përballën me sfida të tjera si pasojë e pandemisë, përsëri është ndër treguesit që nuk ka pasur rënie. Sipas raportit në 10 muaj janë mbledhur nga Taksa mbi Biznesin e vogël 370 milionë lekë nga 339 milionë që ishin mbledhur në 2019.

Të ardhurat e bashkive

Janar-tetor 2020 18.4 mld lekë
Janar-tetor 2019  20.7 mld lekë
Diferenca -2.3 mld lekë

Taksa lokale
Janar-tetor 2020 13.7 mld lekë
Janar-tetor 2019 15.8 mld lekë
Diferenca  -2.1 mld lekë

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?