COVID-i zhvendos integrimin në plan të dytë, pandemia kryefjalë e samitit të Zagrebit (Axhenda)

5 Maj 2020, 13:26| Përditesimi: 5 Maj 2020, 13:35

  • Share

TIRANE-Nesër do të zhvillohet Samiti i Zagrebit ku do të do të marrin pjesë liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi mbledhja do të zhvillohet pasdite përmes një video-konference dhe jo fizikisht. COVID-i ndryshoi dhe planet dhe axhendën e këtij samiti. E ndërsa para se të shfaqej virusi theksi kryesor ishte zgjerimi, tashmë ka kaluar në plan të dytë, pasi kryefjalë do të jetë lufta kundër koronavirusit. Report Tv ka siguruar axhendën e samitit të Zagrebit, që do të drejtohet nga Presidentja e KE-së dhe Presidenti i Këshillit Europian. 

Udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse do të diskutojnë mbi menaxhimin e situatës nga COVID, masat, planin për të ardhmen, solidaritetin rajonal dhe më gjerë, por edhe ndihmën nga Brukseli, që deri tani përpos ndihmave për materiale shëndetësore dhe miratuar edhe një paketë 3.3 mld euro për disa vende partnere mes tyre Ballkanit Perëndimor me interesa shumë të ulëta, teksa Shqipëria pritet që të përfitojë 180 mln euro, përpos 50 mln po euro grande që janë dhënë deri tani.

Gjithashtu pritet që Brukseli të miratojë edhe një paketë investimesh për rajonin. Për zgjerimin e unionit nuk do të flitet, por në axhendë parashikohet që Samiti në deklaratën e përbashkët që do të miratojë të dalë me deklaratën e përbashkët për mbështetjen e procesit integrues për Ballkanin. Shqipërisë dhe Maqedonisë iu dha drita jeshile për negociatat, por zgjerimi dhe procesi i stabilizimit nuk do të diskutohet gjatë samitit, por në qershor.

Megjithatë, theksohet se vendet e Ballkanit duhet të vijojë me reformat.  Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të adresojnë edhe sfidat e përbashkëta të sigurisë, përfshirë terrorizmin, radikalizmin dhe kthimin e luftëtarëve të huaj. Theks i veçantë pritet të vihet në nevojën e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshirë përpjekjet për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe kultivimin e drogës.

Axhenda e samitit te Zagrebit

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?