Covid-Itali, 60 000 vullnetarë në rrugë për respektimin e masave! Conte: Nuk do të kenë detyra policeske

26 Maj 2020, 16:36| Përditesimi: 26 Maj 2020, 16:38

  • Share

Italia planifikon të dërgojë rreth 60 000 vullnetarë në rrugë për t’u thënë njerëzve që të vazhdojnë të respektojnë rregullat në fazën pas bllokadës së vendit.

Skema, e shpallur nga ministri i Çështjeve Rajonale, Francesco Boccia, paraqet shqetësimin në rritje që njerëzit do të mblidhen me njëri-tjetrin në plazhe, bare dhe sheshe.

”Vullnetarët nuk do të jenë në rolin e policit, por shpërndarës së sjelljes së mirë”, tha kryetari i bashkisë së Barit, Antonio Decaro.

Boccia theksoi se ata do të quhen “asistentë qytetarë” dhe do të veshin jelekë blu.

”Ata do të jenë ‘të armatosur’ me forcën e bindjes, arsyes dhe buzëqeshjeve të tyre”,  theksoi ai.

Edhe Kryeministri Italian Giuseppe Conte pas pakënaqësive nga disa guvernatorë rajonalë mbi kompetencat e vullnetarëve, tha se ata nuk do të jenë përgjegjës për shërbimin publik dhe aktiviteti i tyre nuk do të jetë ai i forcave të policisë.

Italia pësoi humbje shkatërrimtare nga koronavirusi, kur epidemia arriti kulmin në fund të marsit, dhe pas disa javësh infeksionesh në rënie, bllokada e vendit përfundoi në mënyrë efektive më 18 maj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?