Covid/Itali, Ministri i shëndetësisë: Rihapja e shkollave është përparësi, por siguria duhet të jetë maksimale

28 Korrik 2020, 13:17| Përditesimi: 28 Korrik 2020, 13:19

  • Share

'Përballë një krize dhe një emergjence si kjo e Covid, Italia duhet të jetë e bashkuar. Le të mos ndahemi në çështje themelore. Mbeten për tu zbatuar tre rregulla: përdorimi i maskave, distanca prej të paktën një metër dhe larja e shpeshtë e duarve”, - kështu u shpreh Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza duke iu përgjigjur liderit të Lega Nord, Matteo Salvini i cili ka refuzuar përdorimin e pajisjeve mbrojtëse anti-Covid-19.

Rihapja e shkollave, prioritet

Përveç nevojës për të ndjekur disa rregulla për t'u marrë me emergjencën në vazhdim, Speranza foli edhe për një urgjencë tjetër, atë që ka të bëjë me rihapjen e shkollave. "Në fund të gushtit, Komiteti Shkencor Teknik do të takohet për një vlerësim përfundimtar, por përparësia jonë është të rihapim të gjitha shkollat e të gjitha niveleve," tha ai.

Rihapje e shkollave por në siguri të plotë

Ministri i Shëndetësisë në Itali theksoi nevojën për të "rihapur shkollat me siguri maksimale”

Zgjedhja për të mbyllur shkollat ​​ishte zgjedhja më e dhimbshme që duhej të bëja, por e domosdoshme. Në disa vende rihapja e shkollave ka ngritur kurbën e infeksioneve. Duhet kujdes maksimal,"- shtoi ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?