Covid/Lombardi, ‘Dritë e gjelbër’ për futbollin, sportet e kontaktit dhe diskotekat

10 Korrik 2020, 16:41| Përditesimi: 10 Korrik 2020, 16:46

  • Share

Në Rajonin e Lombardisë në Itali, më i godituri nga infeksioni i koronavirusit, duket se do të rinisë jeta…

Guvernatori Attilio Fontana, ka deklaruar se duke filluar nga dita e nesërme, 11 korrik do të lejohet praktikimi i futbollit (calcetto), sporteve të kontaktit dhe sportet individuale "vetëm në mungesë të shenjave / simptomave" ndërsa "në hyrje të objekteve sportive" do të matet teperatura trupore e cila nuk duhet të jetë më tepër se 37.5 gradë.

Ai gjithashtu konfirmoi rihapjen e diskotekave dhe sallave të vallëzimit, por vetëm në hapësira te hapura, duke filluar nga mbrëmja e sotme.

Sipas udhëzimeve, objektet sportive do të duhet të garantojnë "praktika të sakta të higjienës individuale.

Për më tepër, objektet duhet të sigurojnë "pastrim të rregullt dhe të shpeshtë si edhe dezinfektimin e zonave të tilla si dhomat e ndërrimit, dushet, tualetet, pajisjet dhe makinat e përdorura për ushtrime fizike" ndërsa "të gjitha veshjet dhe sendet personale duhet të ruhen brenda çantës personale dhe në dollapë”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?