Covid-Maqedonia e Veriut këtë javë vendos për heqjen e masave në kufi

22 Qershor 2020, 14:13| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 14:16

  • Share

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se gjatë kësaj jave do të vendosin rreth shfuqizimit të masave në vendkalimet kufitare. Përkatësisht, pritet që të hiqet masa e izolimit prej 14 ditësh për qytetarët që hyjnë në vend, të cilëve përveç kësaj, sipas masave në fuqi, u kërkohej që të kishin testin negativ për koronavirus, jo më të vjetër se 72 orë.

Ky vendim vjen pas reagimeve të shumta të sektorit të biznesit dhe agjencive turistike.

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, bëri të ditur se tashmë ka dërguar kërkesë zyrtare te Komisioni për sëmundje infektive, për të diskutuar mundësinë e shfuqizimit të masave që vlejnë për hyrjen në Maqedoni.

Aktualisht, personat që hyjnë në Maqedoni të Veriut duhet të dëshmojnë se janë negativ me koronavirus dhe testi nuk duhet të jetë më i vjetër e 72 orë. Por, pavarësisht kësaj, që të gjithë që hyjnë në shtet, duhet të vetizolohen për dy javë. Ndërkohë, personat që kalojnë transit nga Maqedonia e Veriut, apo turistët, obligohen që të largohen nga vendi brenda 5 orëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?