Në Maqedoninë e Veriut numri i personave të infektuar me koronavirus në vend vazhdon të mbetet shumë i lartë.
Sipas të dhënave të publikuara në vend janë regjistruar 165 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që shtatë persona kanë humbur jetën dhe 128 janë shëruar.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve që nga fillimi i epidemisë deri më tani ka arritur në 6 787 raste, 328 të vdekur dhe 2 876 janë shëruar.
Autoritetet dhe punonjësit shëndetësorë u bëjnë thirrje vazhdimisht qytetarëve që të mos grupohen, të mbajnë distancë prej dy metrash, të mbajnë maska mbrojtëse ose të mbulojnë gojën dhe hundën, t’i lajnë ose t’i dezinfektojnë shpesh duart, sepse, siç theksojnë ata, kjo është mbrojtja themelore kundër përhapjes së rritur të virusit.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi dje se pandemia nuk po qetësohet në asnjë vend të botës, por ka gjithnjë e më shumë persona të infektuar të rinj, kudo që janë lehtësuar masat kufizuese.