Covid/OBSH: Nuk ka shenja se ndryshimi i stinëve ndikon te koronavirusi

11 Qershor 2020, 10:03| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 10:05

  • Share

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ka pak prova që tregojnë se ndryshimi i stinëve do të ndikojë në përhapjen e koronavirusit.

“Nuk mund të mbështetemi në pritjet se sezoni ose temperatura do të jenë përgjigjja e kësaj” dhe se “Tani për tani, nuk kemi të dhëna që sugjerojnë se koronavirusi do të sillet në mënyrë më agresive ose jo kur sezoni të ndryshojë”- tha Drejtori i programit të emergjencave në OBSH, Mike Ryan.

Në fazat e para të pandemisë së koronavirusit, disa kanë thënë se vera dhe temperaturat e mund ta ngadalësojë përhapjen e Covid, por kjo ide është zbehur pasi koronavirusi ka vazhduar të përhapet në hemisferën veriore edhe gjatë pranverës.

Ryan po ashtu tha se mungesa e pajisjeve personale mbrojtëse mbetet një çështje madhore në nivel global.

“Sistemet shëndetësore në disa vende janë duke luftuar dhe ndodhen nën presion të madh”, tha ai.

Komento

Komente

  • reti: 11/06/2020 10:28

    folen keta bastardet qe na mbyllen brenda pa asnje shkak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?