Guvernatori i Lombardisë Attilio Fontana ka deklaruar se ka urdhëruar që detyrimi për të mbajtur maskë shtyhet deri më 30 qershor
"Një vendim i vështirë por i mbështetur nga provat shkencore" – shkruan Fontana në Facebook
Detyrimi i maskës përfshin daljen në rrugë dhe mbajtjen e tyre në të gjitha vendet publike dhe nga të gjithë.
Fontana citon një studim të koordinuar nga fituesi I Çmimit Nobel Kimi Mario J. Molina nga Universiteti i Kalifornisë, sipas të cilit "falë përdorimit të maskave 78,000 infeksione dhe viktima të tjera janë shmangur vetëm në Itali.
"Kjo është një tjetër sakrificë që duhet të bëjmë poe ne nuk mund ta ulim vigjilencën tonë dhe nuk duhet ti dorëzohemi këtij virusi të mallkuar, i padukshëm dhe i gatshëm të na godasë gjithmonë”- shkruan ndër të tjera guvernatori i rajonit të Lombardisë në Itali
Urdhri i nënshkruar shtrin detyrimin deri në fund të muajit, por ka të ngjarë që në çdo rast të vazhdojë edhe më pas.
‘Receta Lombarde’ përfshin mbajtjen e maskave kudo dhe jo vetëm në transportin publik ose në vendet pa distancim shoqëror.